Kalendari poetik: Heinrich Heine (1797-1856) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Heinrich Heine
 
Kalendari poetik: Heinrich Heine (1797-1856)
 
Poeti i shquar gjerman H. Hajne u lind 221 vite më parë, si sot, më 13 dhjetor 1797 në Düsseldorf, një nga përfaqësuesit e periudhës së ndërmjetme mes romantizmit dhe realizmit nè Gjermani. Rridhte nga një familje bankierësh dhe tregtarësh hebrej. Hajne nuk mundi të ndiqte të njëjtën rrugë si të parët e tij. E ardhmja e tij qe poezia, jo bankat. Në vitin 1925 braktisi fenë hebraike dhe u konvertua në fenë e krishterë protestane luterane. Ndrroi edhe emrin nga Harry në emrin gjerman Heinrich. Po atë vit mbaroi studimet për drejtësi. Udhëtoi në Angli dhe më pas në Itali, në Lucca dhe rrethinat. Pas vitit 1832 shkoi në Francë (atje u bë mason) ku takohej shpesh me mërgimtarët gjermanë si Ferdinand Lassalle, Richard Wagner ose me francezë të shquar si Balzak, Hygo, de Myse dhe Zhorzh Sand. Atje dhe u martua. Vdiq në shkurt të vitit 1856 dhe u varros në Paris, në varrezat në Montmartre. Fjalët e tij të fundit qenë në frëngjisht: “Zoti do të më falë. Është profesioni i tij.”
Sot përzgjodha këtë shqipërim prej tij:
 
 
PËRSE…
(Warum sind denn die Rosen so blaß)
 
Përse këta trëndafilë tharë,
Më thuaj e dashur, përse?
Përse si pa jetë nëpër bar
Manushaqe e bukur hesht?
 
Përse kështu, si me vajtim
Lauresha këndon?
Përse nga zymbyl e jasemin
Erë vdekje kundërmon?
 
Përse dielli pak ndriçoka
Dhe nuk ngrohka fare?
Përse kaq e hirtë dhe toka
Shkretuar si ndër varre?
 
E dashur, pse jam turbulluar,
Përse kaq shumë sëndisur?
Ah e shtrenjta ime, s’më thua,
Përse më ke braktisur?
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s