Kalendari poetik: Shuntarō Tanikawa 1931 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Shuntarō Tanikawa
 
Kalendari poetik: Shuntarō Tanikawa 1931
 
Sot, më 15 dhjetor, mbush 90 vjeç poeti dhe përkthyesi japonez Shuntarō Tanikawa; poeti japonez bashkëkohës që lexohet e vlerësohet më shumë në Japoni dhe në botë. Ka qënë shpesh njëri nga kandidatët e mundshëm për çmimin Nobel. Ka shkruar mbi 60 përmbledhje poetike. Ja një poezi e tij në shqip:
 
 
PËRSËRI MUZIKË
 
Një ditë diku
dikush i binte pianos.
Përtej kohës dhe hapësirës ai tingull më përkëdhelte veshët,
madje dhe tani, ende dridhet ajri.
 
Një pëshpërimë e dashur nga larg më vjen
dhe s’e kuptoj ç’më thotë.
Si era në korije vjen
e pemët lëkund.
 
Kur lindi tingulli i parë?
Në mes të gjithësisë së zbrazët
dikush dërgoi një kumt të fshehtë
dhe të pakuptueshëm…
 
Asnjë gjeni nuk “krijoi” muzikë.
Ata thjesht mbyllnin veshët për kuptimin e saj
dhe përhumbshëm dëgjonin heshtjen
që vazhdonte qysh prej zanafillës.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s