Poezi nga Anila Kruti

 
Poezi nga Anila Kruti
 
 
Mall fëmijërie
 
Ka drita
ngjyra …Krishtlindje.
Është dhjetor!
Një fiongo e kuqe më mban lidhur me shtëpinë time të vjetër.
Shkojnë kuaj vjeshte mbi çati
Bien fije dielli në kopësht .
Nga xhamat e avullt të fëmijërisë
shoh bredhin me pambuk bore në oborr .
Gjumi më zë me pakot e nënës te koka
Teksa në mëngjes
këpucët e vjetra të babit në prag
Më drithërojnë….
 
 
***
 
Të gjitha dashuritë
i kam të lidhura me pemën .
Të gjyshes.
Të nënës .
timen …
Unë jam një pemë !
Kështu kam qenë që në vogëline time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë .
ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëjë hije .
Befas të ra në krahë nje dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani, shpirtin e mbjell me pemë,
të të ngjajnë ty.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s