Poezi nga Seli Murati

 
Poezi nga Seli Murati
 
 
Ajo
 
Ajo me shkëlqimin e ngrohtë
përreth saj sjell dritë.
Ajo preferon të jetë një zjarr flakërues
sesa një qiri që errësohet; duke ndezur
gjithmonë zjarrin në shpirtin e saj
që nuk mund të shuhej kurrë.”
 
 
SI NJË TRËNDAFIL I KUQ
 
O tokë e bukur o Ilirda ime
Me një shpresë qëndron në sy
Si një trëndafil i kuq që çel bukur
Që ndriçon nga larg e aromë lëshon.
 
Ti Iliridë shfaqesh madhështore
Në katër anët e shkruar në histori
Udhët për në kala pikturove me gjak.
Iliridë dhimbje e dashuri për shqiptar.
 
Përjetësisht flet shqip shpirti i Iliridës
Një copë zemër ende me Ty rreh
Një mall e loti që i ngjan dashurisë mbi buzë
Qëndro Iliridë lotin do ta fshi në faqe.
 
Mos më harro ,ti mos më harro, jam Ilirida
Djep që përkund ëndrra pa fund
Të ofrojmë mes nesh veç dashurinë
Një flamur kuq e zi e të bashkojmë Shqipërinë.
 
Lëre lotin le të rrjedhe për ty kosovë
Zjarrin e ndjej e po më djeg si një vetëtimë
Flaka tek ne është bërë si një vullkan
Mos ja mbaj hijen diellit o rreze për Shqipërinë.
 
Çamëri je malli që për Ty loti rrjedh
Sot ti më shumë mallin ma shtove
Si në përralla te unë ty të përqafoj
Lotin e syrit të mbaj nën çerpik.
 
Ti më zgjon dëshirën e heshtur Çamëri
Prej zemrës sime nuk mund të ndaj kurrë
Lotin do e bejmë gëzim për ty Çamëri
Të gjithë të bashkuar me betim për Shqipërinë.
 
T’i zgjojmë ëndrrat tona të fjetura prej kohe
Të lidhemi bashkë të gjithë me jetëgjatësi
Për të bukuren tonë e të ndriturën motit
Për Shqipëri Natyrale të çojmë dollinë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s