HANA S’ASHT VETËM E POETËVE / Poezi nga Zaide Noka – * Fituese e Çmimit Letrar “Agim Spahiu” (2021)

 
Poezi nga Zaide Noka
 
 
HANA S’ASHT VETËM E POETËVE
 
Hanë e dashtun,
Të gjitha fjalët m’i kanë zanë poetët,
Ç’të them ma tepër për ty?
 
Poetët luajnë lirshëm me fjalët e tyne
E ti prap fort e hijshme.
 
Elegancë prej drite e harkuar
Gjysmëpamje trishtimi
Plotëni verbuese
Lozonjare
Tekanjoze
Ledhatuese
Dremitëse
Me dritë edhe përtej dritës.
 
Herë shfaqesh
Herë zhdukesh
E ne t’andrrojmë
Edhe kur mshelesh në zemrën e qiellit.
 
Reve u ve kunorë drite
U shuan zemërimin për hirshmërinë tënde.
 
Sy dhe zemër të njerëzimit
I ndrin, i dridhëron:
Ndoshta në lindjen e dashnisë apo humbjen e saj,
Në harlisjen e trupit vajzënor
Në hovin rinor
Në miqësinë e përjetshme.
Vetëm me ty
 
Hanë e dashtun!
Hanë e dashtun,
Të gjitha fjalët m’i kanë zanë poetët,
Por ti je me plot hapësinë.
Shikimet tona në dritën tande
Në andrrimin tonë
Janë vetëm fjalë t’ambla për ty.
 
Hanë, jo vetëm e poetëve:
Prej teje jetuan fjalët
E krejt rruzullimit…
 
*Fituese e Çmimit letrar Agim Spahiu (2021)
Organizim i Këshillit të Qarkut Kukës
Klubit letrar “Anton Pashku” Kukës

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s