Kalendari poetik: Juan Vicente Piqueras 17 dhjetor 1961 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Juan Vicente Piqueras
 
Kalendari poetik: Juan Vicente Piqueras 17 dhjetor 1961
 
Sot njihet si poet bashkëkohës spanjoll dhe një nga më të shquarit. Por s’ka qënë e lehtë rruga e tij drejt suksesit; ka punuar si drejtues emisionesh radiofonike, aktor, skenarist, përkthyes, mësues i spanjishtes për të huajt etj. Është lauruar për Gjuhësi Spanjolle në Universitetin e Valencias. Ka fituar çmime të shumtë për poezitë e tij: çmimin José Hierro; Antonio Machado; Manuel Alcàntara, etj. Ja një poezi prej tij:
 
GJITHÇKA ËSHTË GATI
 
Gjithçka është gati; valixhia,
këmishat, hartat,shpresa e kotë.
Gati gjithçka: deti, hartat, ajri.
Më mungon vetëm tablloja,
ditari i anijes, pikëmbërritja, hartat
e lundrimit, era e mbarë,
trimëria dhe dikush që të më dojë
ashtu si nuk di ta dua veten.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s