Kalendari poetik: Manoel de Barros (1916-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Manoel de Barros
 
Kalendari poetik: Manoel de Barros (1916-2014)
 
Poet i shquar brazilian, u lind më 19 dhjetor, 105 vite më parë dhe jetoi pothuajse një shekull. Kur në vitet ’80, poetit tjetër të njohur brazilian Carlos Drummond de Andrade (1902-1987), deshën t’i jepnin titullin “poeti më i shquar bashkëkohës në Brazil” u shpreh: “Jo, poeti më i madh brazilian është vetëm Manoel de Barros!”
Libri i tij i parë u botua në vitin 1937, i fundit në vitin 2013 (një vit para se të ndrronte jetë). Ja një poezi nga poeti brazilian:
 
PJESHKA
 
Sa dëgjonte
zërin e Albertinës, Proust kalonte
në orgazëm. Thuhet se:
Vështrimi i atij që sodit është një lloj organi mashkullor
(bën të vetën çka vështron).
Por vetëm nëpërmjet prekjes
Hapet burim i dashurisë.
Prekja bën burbuqen të hapet.
 
Prekja është më shumë se vështrimi
Më shumë se dëgjimi
Më shumë se nuhatja
Puthja ngre dashurinë.
Nga nxehtësi e buzëve
Trupi dalldiset e ulurin.
Dhe hapet ëmbëlsisht
Si pjeshkë e Perëndisë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s