Ligji / Poezi nga Edmond Shallvari

 
Poezi nga Edmond Shallvari
 
 
Ligji
 
Ligji gojën mund t’ma mbyllë
Ligji, thonë, të bën pa zë
Ligji, thonë, t’i verbon sytë
Edhe pa dëgjim të lë.
 
Ligji të bën të antiligjshëm
Dhe të ligjshëm të bën ligji
Ligji të bën të plotfuqishëm
Dhe zvarritës si kërmilli.
 
Ligji të bën të padukshëm
Monument ligji të ngre
Ligji të bën të pafytyrshëm
Endacak dhe pa Atdhe.
 
Ç’të bën ligji, s’ta bën Djalli
S’ta jep Zoti, ç’të jep ligji
I pajetë për së gjalli
Se ta ha jetën si krimbi.
 
Ligji është kurvar i ndershëm
Virgjëreshë e bordellit
Qysh kur nga parajsa erdhëm
Ligji hap portat e ferrit.
 
Mos kujtoni se roita
Që kaq keq shkruaj për ligjin
Unë për ligjin do të vdisja
Kur me ligj t’më mbronte shpirtin.
 
@Edmond Shallvari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s