Triller në pëshpirtje / Poezi nga Ilir Paja

 
 
Poezi nga Ilir Paja
 
 
Triller në pëshpirtje
 
Nëse mëkati është një natë e tërë.
Nuk mjafton një qiri.
Nëse hesht ngërlleshur
Nuk mjafton as një turr drush.
Nëse bën mirësinë të vetvritet.
Nuk mjafton as një Zot pranë.
Nëse mëkati vdes.
Nuk mjafton të ngremë sytë nga qielli.
Nëse rrëfehet.
Mjafton të ç’kishërojmë dëgjuesin.
Nëse ringjallet.
Mjafton të vdesim pa ringjalljen.
Nëse e sheh Zotin.
Nuk mjafton të jemi nata me yjet
Në dorë, qoftë dhe grusht.
As pëllëmba e dorës së shtrirë e Tij.
Nëse na kërkon ndjesë mëkati.
Mjafton të mos e besojmë.
Një natë e tërë që ul qirinj në trupin tonë.
Ndrin për të mos e djegur natën të gjithë.
Errësira mbetet mallkim.
Ne mjaftojmë të jemi brenda flakës.
Për të mos vdekur
Pëshpirtje mëkati
I një mallkimi në kthim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s