Kalendari poetik: Aldo Pellegrini (1903-1973) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Aldo Pellegrini
 
Kalendari poetik: Aldo Pellegrini (1903-1973)
 
Sot, më 20 dhjetor, është përvjetori i lindjes së poetit, eseistit dhe kritikut letrar argjentinas, Aldo Pellegrini. Ishte ndër themeluesit dhe mbështetësit e surrealizmit në Argjentinë. Kam këtë poezi në gegnishte prej tij:
 
 
JENA GJALLË
 
Po
kam pa
kam pa gjithçka asht dekë tue zhbi çka kje gjallë
tokën shkatrron pritja si me kenë Kijameti i Fundit
përgjaket dita
erën mbledhin sytë e kaltër me mujt me pa
dhe dallgë marroke mrrijnë bregun e vendit të heshtun
ku njerëz pa kujtesë
rreken me tretë edhe ate pak qi u ka mbetë
 
Në nji rrugë ku heshtja e ngjeshun asht hutimi,
gjithçka mbrapsh ecën der n’ate cak qi dishira s’mundet m’e kalue
 
Unë dhe ti gjallë jena veç
trupat tanë hasen dhe afrohen
ani pse s’preken kurrë dhe nji zbrazti e madhe
i ndan
unë dhe ti jena gjallë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s