Poezi nga Elona Tabaku

 
Poezi nga Elona Tabaku
 
 
EKLIPS
 
Fle sonte kjo natë e qetë
Heshtja tokën përqafon
Hëna zgjith gërshetat e vetë
Dhe mbi lum’ flokët lëshon.
 
Teksa lan flokët e artë
Nis të sajën melodi
“Iso” i mbajnë yjet e zjarrtë
Por hëna vështron veç tek ai.
 
Dhe yjet lodrojnë e hidhen më shumë
Por hëna ka sy veç për një diell
Lotët e kristaltë treten në lumë
Jetojnë të ndarë, në të njëjtin qiell.
 
Mes lotësh kujton EKLIPSIN e parë
Sa mall që ka për buzët e tij
Me zemrën që i digjet zjarrë
Pret që EKLIPSI sërishtë të vij.
 
 
KUR JAM ME TY
 
Dielli le të shuhet fare
Edhe yjet gjithashtu
Hëna të mos dalë mbi male
Vetëm ty të t’kem këtu.
 
Le të bien dhe tërmete
Uragane dhe stuhi
Le t’mos ketë ujë në dete
Veç me mua të jesh ti.
 
Se kur ty të kam pranë
Për asgjë s’dua tia di
Të zhduket bota anë e mbanë
Qielli e toka le të bëhen nji.
 
 
AURELA GAÇE
 
Ti moj labe mëndje artë
Zë bilbil e sy shqiponjë
Zemër bardhë e gojë mjaltë
Këngët e tua plagë shërojnë.
 
Këmbë zbathur ngjite shkallët
E një “fati marrëzi”
Dhe magjepse një botë të tërë
Ashtu si di të bësh veç ti.
 
Ke pushtuar zemrat tona.
Me këngë shpirtin na qetëson.
Në çdo skenë ti je “NONA”
Je këmbanë që gjëmon.
 
Sa djemë nënash ke vajtuar
E sa nëna ti ke qar’ ?!
Edhe gurët kanë lotuar
Kur ti këngës ia ke mar.
 
Mbretërofsh moj mbretëreshë
Në çdo shekull dhe epokë të re
Dhe kur zë më të mos keshë…,
Zë e jetë març ti nga ne.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s