E dua fjalën… / Poezi nga Mirela Leka Xhava

 
Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
E dua fjalën…
 
E desha fjalën,
që nga fjala e parë, e dytë, e biliontë, s’e di
Fjala që flas,
fjala që më flet në konshiencën time përditë
dhe serish e sërish esenca e saj më afron e largon prej saj,
si tani, në Babiloninë time të shkatërruar.
Kërkoj të gjej fjalorët, mbase që para Krishtit
të përkthej fjalën e vetvetes së padeshifruar,
kërkoj të gjej kodin çelës për të hapur portat,
ku fle, ku fshihet e përse më duhet t’i rrëfehem.
Si ditë të dielë mëkatari, mëkatet në kishë.
të ndez qiriun e të lutem nën tingujt e paqtë
që ngjiten pjesës së atmosferës që mbart fjalën time
për të prekur qiellin, për t’i ndezur yjet magjishëm,
t’i le pafjetur, ashtu si Venusi engjelli im mbrojtës
natën e e parë të jetës sime, me fjalën më zgjoi…
Me fjalën e parë mirëseerdhe në këtë botë.
Kjo ishte fjala,
e para, e pashë, ju betohem
dhe qava, pse, nuk e di, nga emocioni a nga dhimbja
për botën e fjalëve ku kujdesshëm çapat do hidhja
si në një lojë shahu me mbretër e ushtarë
që sigurisht do doja të isha mbretëresha
por pa vrare askënd, a ekziston një e tillë?!
Thonë që vret fjala, a do të vriste fjala ime
A do të ishte si bekim për të sheruar shpirtrat
A do t’ishte mallkim, pelin, e përdalë, a shën Mari…?!
Fjala, si një pikturë Davinçiane m’i fsheh kodet
Jo nuk është pikture abstrakte, gjithsesi s’është e preferuara ime
Ta dini fjala është vetëm kod, ashtu si në kompjuter,
ku as intelegjenca artificiale s’e gjen dot
të fshehur mes rremave të gjakut
në pikturën më të bukur e të paçmuar në botë,
në simbiozën e krijimit të përkryer
ku ndërlidhen zemra dhe poezia me mijëra ngjyra.
Fle e zgjohet fjala ime, deri në rrahjen e fundit
Do t’i them duke e ledhatuar me fjalën, pa fjalë…
Faleminderit që më zgjove.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s