Kalendari poetik: Karlo Alberto Salustri (Trilussa) 26 tetor 1871-21 dhjetor 1950 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Karlo Alberto Salustri (Trilussa)
 
Kalendari poetik: Karlo Alberto Salustri (Trilussa) 26 tetor 1871-21 dhjetor 1950
 
Vdiq më 21 dhjetor 1950 i madhi Trilussa, poet, shkrimtar dhe gazetar italian, që mbeti i paharruar për poezitë, sonetet dhe fabulat satirike që shkroi në dialektin romanesk. Në shqip u botuan 220 e kacafiu shqipërime të Trilusës prej meje në të folmen e Tironës. Ta përkujtojmë me këtë shqipërim që e shkëputa nga libri im “Trilusa m’Tironë” botim i shtëpisë botuese UEGEN, Tiranë, 2015:
 
 
TAKIM SOVRANËSH
 
Me mija parrulla, flamur,
ene resme t’varme n’mur,
bajonetat, sa s’t’qorrojn,
m’drit dillit kur xixillojn,
vu fanfarat, na shurdhojn,
Bam-bum topat gjithanej,
dridhen mure, xhoma krejt.
 
-A di kush, çër osht kjo fest?
-Ta thom un, hiç mos ki dert,
Osht nji Mret, nj’aty m’det,
mren m’vaporr, takon nji mret.
 
Nji, po kapen m’qaf po m’duket,
pllaq e plluq, i shef? po puthen;
Shëttt re dreq! po folin m’vesh…
-Je mir? Si ma ke ate Mretnesh?
-Falemnerit! -Me se merret? -Jep cic!
-E Princi çëre bo? -Rrin tu ja thith!
-Poplli çër bo amon! -Poplli krruhet!
-Ne kallom-kusuri? -Kujt po i rruhet!
-Mo mir prishet! Gjenja qeka bukuri!
Qeka rahat veni ene poplli m’qetsi,
p’e pijm noj gjo, sa t’bohet drek…-
 
Ene poplli trim mledh njaty n’breg,
kush me brek e kush pa brek,
përtyp luledilli ne gërthet:
Rroft Mretnesha, rrofsh o Mret!
Ene shef me qef, si njaty m’det,
tunet let vaporri m’qef’n e vet.
 
© gaditi kahone Maksim Rakipaj
shënim: Ky i joni nuk i pret m’det vizitat…se ça halli un z’di gjo pse ka fillu m’i çu miqt m’Elbason
 
 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s