Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
PËR LIRI TË REJA
 
E flijon dielli trëndafilin e kuq të tij
perëndon majë kreshtash të mprehta
derdhet gjak i ajrtë diellor në horizont
ta luftojë terrin që kohën terrorizon
 
Hutohet drita që shfaq ndryshimin
si lodër e frikshme në sy të botës
me diellin e jetës duke marshuar
dhe zemrën që shpërthen në zjarrr
 
Trishtohet jeta për gjakun e derdhur
të rrezeve të dritës, – yjeve qiellorë
nëpër udhët e luftës për ndryshimin
përpjekjet e heronjve për liri të reja.
 
 
TI MË DUKESH SI DETI
 
Ti më dukesh si deti të të krahasoj
me dhimbjen e madhe që kam për ty
për qetësinë tënde dhe dallgëzimin
përplasjen e dashurisë deri në thellësi
 
E di, ti nuk kthehesh më prapa
të më mbështjellësh si dikur
plagët e dhimbjeve të gjata
ushqehen me pasqyrimin tënd
 
Duke u shkëputur mundimshëm
                               prej së shkuarës
me mundimin të të shikoj në sy
ti e njëjta si valët e lehta të detit
e mbështjell trupin tim të bëhemi një.
 
 
Përplas kujtimet dhimbja
 
Përplas kujtinet dhimbja-mall
s’jeton dot pa dashurinë tënde
rri zgjuar me ëndrrat dallgë
me errësirën e natës mbuluar
 
Kur ti flet, dhimbja çlodhet
në kujtime shfaqet fytyra jote
edhe të verbër po të ishin sytë
zëri yt do t’u derdhte dritë
 
Nga dhimbja, malli dënes
kujtimet dhimbshëm përplasen
mes tyre vetëtima shkrepin
malli i pashuar të mbetet
 
 
BUZËQESHET QIELLI
ME JETËN TOKËSORE
 
Buzëqeshet qielli me jetën tokësore
tregon agun blu mbi mendimet e ftohta
lakon qafat njerëzore nga sundimi i kohës
si bisturi çan trurin kur godet rrufeshëm
me dhëmbët e reve varur si gjerdan
për diellin që shndritë dhe djeg terrin
flijime të reja përherë kërkon.
 
 
TA NDASH TË MIRËN
PREJ SË KEQES
 
Më shumë se legjendë je e vërtetë
ushqehesh me shushurimën e lisave
në mushkëri të zogjve bëhesh këngë
duke fluturuar përmbi foletë e tyre
 
Koha shpërblen me mirësinë e jetës
nga syri i saj kullon flijimin e dritës
të shohësh përtej udhës së gjaktë
që ta ndash të mirën prej së keqës
 
Me mirësi të shpërndash dashurinë!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s