Poezi nga Zamira Agalliu

 
Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
Paqa peng
 
Ah të kisha një laps plumbi
dhe një fjalë të mprehur holl
një letër të bardhë, një krah pullumbi
dhe një erë oqeani fjoll. . .
 
Tu shkruaja të këqijëve një letër
atyre që mbajnë peng Paqen
edhe të mirëve, të rrahurve patjetër
çshtë faji i tyre që kthejnë faqen!
 
 
Një gllënjkë pendim
 
U ula sonte me kujtimet
folem gjatë në gjuhën e vjetër
për kohët e thyera ndër vegime
mes tonë një copëz e bardhë letër.
 
Unë kërkoja veç një çelës
që Ai e mbante i lënduar
ti shihja sytë e verbër të fatit
dhe qortimin e lotit të shpenguar.
 
E shkelëm mbi kohën e krisur
të Dy ashtu, si një hutim
i ngritëm gotat e shpirtit
rrëkëllyem nga një gllënjkë pendim.
 
 
Luledele
 
Një princeshë e bukur me cadër shëtit sot
natyrën e gjelbër dashuron si të jetë mbret
lule mblodhi shumë e kurora thuri plot
gjelbërimi para saj u mahnit e u zbeh vet.
 
Ecte shtojzavallja pa ditur ku do të mbrinte
kokën majtes-djathtas për të shijuar gjithkëto
luledelet petalet zgjatën e ajo si diell ndrinte
aroma e saj përzihet dhe pamja bashkë me to.
 
U përkul e bukura natyrë para bukurisë së saj
Princesha u ndje keq e tha më mire të mos vija,
që ateherë bliri me lot si njeri nisi të qajë
për këtë bukuri përrallore që e gëzon njerëzia.
 
Ti bukuri me arome të këndshme për të shijuar
parfumi yt mbush me dashuri shpirtrat përherë
edhe natyra ngopet vetëm duke të t’vështruar
veç ajo të do si Nënë që të lind veç një herë.
 
Bukuria jote është në shpirtin tënd të çmuar
këtë vetëm një i verbër mundi ta tregonte
se të verteten njerëzia s’ka kurrë për ta mësuar,
me petalet e tua, më do – s’me do,kërkoi të luante .
 
 
Sot në mëngjes !
 
Sot në mëngjes dola nga ethet e tokës
e nisa me vesen të shkruaj simfoni
ajo si ty, ajër t’mjelmët i shpërndan botës
me flokë të lagur si një dallgë, iki përsëri!
 
Sot në mëngjes shpresa ime doli nga retë
dhe një puthje të dhembshur i fali agimit
drejt tingujve të horizontit ku po rrëshqet
t’i trokiste arsyes, duke t’iu falur trishtimit!
 
Sot në mëngjes, unë u bëra një njeri tjetër
e urtë u bëra, si shëmbëlltyra ime e plotë
papritur largon mërin ky laps e kjo letër
që gdhend dashuri e ndryshon këtë botë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s