Poezi nga Arjola Zadrima

 
Poezi nga Arjola Zadrima
 
 
A po m’len?
 
Ndiej se due me t’i dashtë
bulat e gishtave
ahtin e parë,
vjeshtën e artë,
deri në gjethin që t’ka ra.
Po due me ta çelë brenda buzëve
gonxhen e fjetun,
gjumin due me ta ndukë në gushë,
borën e kërcellit me e shkri në
gjuhë.
E tash që qielli yt përkundet
në djepin e andrrave,
ndiej se due me të dashtë,
ngadalë,
deri në fund.
A po m’len?
 
 
***
 
Në Prishtinë
mes dritash shumëngjyrëshe
e gotash me venë
një mendim brusko
përshkon qiellin e trupit tem
anë e përtej,
 
ta dijsh se nuk kam aq kurajë
sa me ikë,
a me mbushë vetminë
me sy që m’dishrojnë ,
unë të rri përballë aty
në qytetin tonë tuj të pasë shpirt
ani pse ti nuk e din!
 
 
***
 
Kam frikë me të dashtë
ti vjedh prej meje , arsyen, qetësinë
e s’guxoj,
kam frikë me të ndeshë diku
në ndonjë hap,
mendimet mi fryjnë zemrës
e shkojmë larg,
pllambë për pllambë
si zemra mbi zemër,
s’guxoj,
kam frikë me t’pa ngultas n’sy,
drue se gjehesh aty,
i brishtë , i heshtun , i dehun,
s’guxoj,
kam frikë mrenda vedit me të kërku,
edhe në terr ba me ma grish shpirtin
je ti, thellë, thellë në mu
o dashni e pa thanun,
s’guxoj me ta rrëfy
çka andrroj
këto net që shkojnë
pa Ty…
 
 
Të kam pa
 
Të kam pa
e rrfeja m’ka përshkue
gjoksin anë e përtej.
Ah sa m’ka vra,
e pika më ka ra
veç pse s’ mujta me t’ thanë
se krejt shpirti m’asht dridhë
prej afshit tand…
Të kam pa,
si kurrë ma parë
në gjunjë për zemrën tande
kam ra ,
mor, ta dish!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s