Poezi nga Rudina Muharrremi Beja

 
Poezi nga Rudina Muharrremi Beja
 
 
 
***
 
Grisa nga kalendari dhe një tjetër fletë,
Dimrin befas ndjeva të trokasë…
mes gjetheve të sapohumbura,
flokëve të bardhë të agut
e rrënqethjes sime nën këtë qiell memec,
që ditët numëron e flak…
 
Njerëzit mbrëmjet me ngut nxitojnë t’i veshin,
atmosferën të ndezin për ndërrimin e viteve,
me duar eshtake mbi një gotë verë,
përhumbur nostalgjive,
pa miq…
 
A thua mes të gjallëve nuk dimë më të duhemi?!
 
 
***
 
Në fund
të mëdhenjtë mbetën të mëdhenj,
të vegjlit – njëlloj!
 
U thelluan humnerat,
avionët – krahët thyen,
direkë anijesh thërrmuan stuhitë,
u trembën dallëndyshet…
ndërsa lavdia udhëtoi mbi shputa ere
pajtonëve imagjinarë,
e gjërat e rralla arna qepën bërrylave
dhe mbetën ashtu si një far,
nën vetullën e hënës!
 
 
Malli im
 
Malli im,
mos vallë kthehesh në fëshfërimë
erashkave të pemëve
që kyçin krejt trishtimin e dimrave,
apo hapave hedhur udhëve të kalldrëmta
që memoriet të gjalla mbartin brënda?
 
Ku strukesh ti malli im
që zemrën ma mbush me mungesë?!
 
Mos vallë tek ata njerëz të hajthëm
që vështrojnë e ndezin flakën e buzëqeshjes
pamjes së tyre të hijshme
vizatatuar ëmbëlsisht në magjepsje,
apo oborreve ku mbeten gjurmët e ecjes
ku ende zogjtë
me cicërimat e pareshtura
duetojnë me valët?
 
Malli im,
përhumbem madhështisë së atyre perëndimeve,
ku ende flladiten kujtimet
e ku një mjellmë e bardhë
përplasi flatrat me pendë të gjata
për të shtegëtuar liqenit të akullt…!
 
 
***
 
Çudi
se si lindja sjell  fillimin fundin me vete
kufijtë brenda të cilëve
mendja,
frikshëm ngutet të kundërshtojë
e nxiton të fshihet,
të fluturojë
në një mijë drejtime
mbi krahë drithërues pëllumbash të bardhë,
larg me mijëra kilometra…,
për të vrapuar drejt kafshimit të sigurt…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s