TI VIT JE FANAR DRITE / Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
TI VIT JE FANAR DRITE
 
U shkrin ditët
Një nga një ikën
Diku nuk e di as vetë
U tretën edhe ndjenjat
Brenda kohës dhe dhembjes
Por në zjarrin e vitit
Dashuria lind e vë ura kryeneçe
 
Sa madhështore
Është ngrohtësia e shpirtit
I mban larg
Urrejtjet dhe smirën
 
Më bëre të te dua edhe më shumë
Ditët e dhimbjeve
Me buzëqeshje ti shëroj
Që sikur fije-fije enden
Herë me pak dromca
Herë me dritë miqësie
 
Ditët me diell e lot vjeshte
Po shkojnë e po ikën
Ato morën një pjesë të jetës sonë
E ajo çka mbeti e ngriu dhjetori
Ndoshta do ta ngrohë pranvera
Në gjirin e saj plot mall
I mbështjellë me mall dhembjeje
E kujtimet vera i freskon
Me ata lotët e vesës së hershme
 
Shih sa rëndë
Minutat e fundvitit
Ikin dalëngadalë
Për të mos u kthyer kurrë më
Mirëpo kjo kurrë nuk merr fund
Vetëm bota përreth ndryshon
E me lutjen e shpirtit
Kërkojmë paqen e jo trishtimin
 
Çdo vit ka lindjen time dhe tënden
I ka mëngjeset për ditë të mbarë
Edhe madhështinë e mbrëmjeve
Me urimin për një natë të mirë
Ka edhe zhurmën e shpirtit
Që zorshëm ia detyroja heshtjen
Mes asaj që ndjeja dhe doja
Sepse ti vit je fanar drite
I ecjeve të njeriut
 
Fillon me përqafime e urime
Edhe kështu do të përcjell
Me mallin e zhuritur
Pse nuk të desha edhe pak më shumë
 
Mirë se erdhe mot i ri
Se ti e ndërtove kalanë e viteve
Edhe tash po të them
Gëzuar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s