Një natë ndryshe / Poezi nga Hana Xhihani

 
Poezi nga Hana Xhihani
 
 
Një natë ndryshe
 
Nata sonte do të jetë ndryshe.
Çatia e qiellit do të vishet në të bardhë
nga krahët e engjëjve
dhe nata nuk do të jetë më natë.
Ti, me shpirtin tënd do të lutesh
duke recituar tekstin e shenjtë.
Nuk do të jesh vetëm!
Mos u mbështet në heshtje !
Pasi të pish të vërtetën në kupën e verës
trego se po jeton.
Zgjoje nga vdekja imagjinatën.
Do të shohësh,
errësira e natës ndezur nga hëna e kuqe,
do të ngrohë shpresa me zjarrin e saj.
Më pas hidhi dhimbjet,
edhe pse shpirti qan rozë në zemër.
Kur dielli i zbehtë të përkëdhelë sytë e agimit,
një shënim mbi letër do të zgjojë.
Sot në mbrëmje dashuria kthehet nga qielli në tokë…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s