Poezi nga Aleksia Athanasiu / Përktheu: Vangjel Zafirati

 
Poezi nga Aleksia Athanasiu
 
Aleksia Athanasiu është Korfiate dhe banon në ishullin e Feakëve. Ka botuar dy romane fantastiko-shkencore si dhe dhjetëra tregime të tjera të publikuara në revista të ndryshme.
 
Shkruan poezi dhe ka botuar vëllimet poetike me titull: “Të muzikës e të Erosit”,(2019) “Poezi shpatë” (2021). Poezi të saj janë botuar në periodikë letrarë e janë përfshirë në botime antologjike.
 
 
VERË E PAVDEKSHME
 
I heshtur, njësh me Natën,
këmbëngulje të shkruaje
(nën dritën e
yjeve e të xixëllonjave)
e duke shijuar
një verë flakëruese
-të vjetër shumë, të shekullit të nëntëmbëdhjetë-
pyete vetën
nëse pas njëqint e pesëdhjetë vitesh
dikush (nën dritën e yjeve
e të xixëllonjave)
poezitë e tua do të lexonte
duke ndier një oqean
prej lëngjesh e aromash
shpirtin e tij (ishull) të qarkojë…
 
 
MAGJEPSJE
 
Natë e shndritshme në të gjithë
Korkyrën e Gushtit,
edhe ajo harroi librin e saj
në kopsht, pranë Lule netëve.
Ditë më vonë
(kur e rigjeti)
në faqet e tij lexoi vargje
të mrekullueshme, autorësh
që s’kishin ekzistuar asnjëherë.
 
 
FESTË
Mikes time të fëmijërisë, Maria Sofia Paskalidou
 
Disa CD të vjetra (që i ishin mërzitur)
-repertor këngësh popullore-
i vari në vreshtat e saj
për të larguar harabelat.
 
Mesditës
rrotullohen në ajër disqet, shkëlqejnë plot dritë.
Vreshta të dehura nga vera e tyre e ëmbël
kërcejnë zeibeqiko.
 
Lëvizin nga vendi kserolithet, festë e madhe Vresht,
lulëzoi verë atmosfera Muzikë
dhe Dielli i shndritshëm duartroket
duke zbrazur shporta me buzëqeshje transparente.
 
 
DJALI NË LIRISHTE
Vasilit
 
Djali me xhup
nuk ndjen vetmi-
mos u gënje
nga vështrimi i pambrojtur.
Poet i jetës së tij,
tymos cigaren
-detin duke soditur-
deri sa zjarrin
të ndiej
(në buzët e tij, në gishtat
e rinisë së tij të etur)
kënaqësi e shtrenjtë
në diellin e mefshtësisë.
 
 

Përktheu: Vangjel Zafirati

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s