Poezi nga Anila Karapidou

 
Poezi nga Anila Karapidou
 
 
E shenjtë kjo natë
 
Sa ëmbëlsi në dy sy shpresë.
Ngujuar vera e bardhë në thellësi të kristalta.
Kristale që trokasin e përkëdhelen nga mollëza të buta parajse.
Ndjenjë që përvëlon shpirtrat e sapongjizur.
E gjatë do të jetë kjo natë…
E gjatë por e shenjtë.
 
 
Kohë e çmendur
 
Diell i munduar që fsheh mërzinë,
Shiu puth erën,
Kohën gërryen gjer në palcë.
Pamja e syrit lodhet deri në retinë…
Gri e qiellit rëndon…
Si tyli i zi i vejushës në morg.
Kohë e çmendur…
Përzjerë një vorbull mendimesh.
Era loz me gjithësinë,
Lëkundje të lehta shpirti ,
Që përgjërohen,
Hapësirës treten, treten..
Kërkojnë pakëz dritë.
Bubullin…
Kohë e çmendur…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s