Poezi nga Blerim Rrecaj

 
Poezi nga Blerim Rrecaj
 
 
A nuk është kështu?
 
Kosova
Bijtë dhe bijat
E saj
Mund t’i mbajë
Si pëllumbat
E pëllumbeshat
Para duarsh
Por si ndodhi
Që Kosova
U mbush
Me punëdhënës
Qe 20 e kusur vjet
Që e mbajnë
Paqen e gërditshme sociale
 
 
Deklaratë në shi
 
Bie shi
Natë
Trotuarit
Duke shkuar
Ta marr
Djalin në shkollë
Me çadër në dorë
Papritur
Me një mikrofon
Me shenjën e televizionit
Ku punon
Më drejtohet
Një gazetare
Kameramani xhiron
Zdrit skenën
Ku ndodhemi
Një copëz qyteze
Përgjigjem rrufe
Në pyetjet vetëtimë
Për përfundimin e mandatit
Të kancelares gjermane
 
 
Në kafenenë e re
 
Dalim me vëllaun
Pak për qejf
Pak palidhje
Pak kot
Rrugës shiu
Sulmon veturën
Vazhdon rrëmbyeshëm
Mbi tokë
Ky shi i ëmbël e i ftohtë
Rrugës vendosim
Se në cilën derë
Kafeneje do të hyjmë
Te e para s’ndalemi
Se afër saj
Nuk gjejmë vendparking
Vazhdojmë
Për te një adresë tjetër kafeneje
Dhe hyjmë
Në kafenenë përballë saj
Që duket që sa ka mbirë
Si kërpudhë pas shiut në shi
Zëmë një vend
Bëjmë e na vjen porosia
Dhe paswordi i wi-fi-së
Me emrin e kafenesë
Plus numri 2021
Dyshemeja e saj
Shtruar me mozaik
Gurësh bardhë e zi
Si pamje ekrani televizori
Duke bërë zhëzhë
 
 
Super aksioni made in Kosova
 
S’di çfarë të bëj me se të merrem
Po bredh në sallonkuzhinë si boem shtëpie
Ngatërrueshëm enden brenda kokës
Mendime e kujtime fije-fije
 
Papritur shoh një shirit reklame
Kapur për një këmbe të tavolinës
Tavolinës ku hamë bukë
Pranë elementeve të kuzhinës
 
E marr dhe e vë mbi tavolinën e bardhë
Sikur një titull në një fletë A 4
Në dhomën e ndejës, në dhomën e pritjes
Shkrep mbi të me iPhone 6
 
Vazhdon të rri kështu ky titull
Pa vënë asgjë poshtë tij
Ne dy të zbrazët vështrojmë njëri-tjetrin
Ballë për ballë, përkarrshi
 
Këtu po mbaroj lojën time
Që as vetë s’e di pse e fillova
Sa dal pak jashtë dëgjoj se do kemi
Një super aksion ku do çuditet Kosova
 
E cili është super aksioni
Pyesni e prisni me të drejtë
Për peshq të mëdhenj, të mesëm a të vogël
Jo por po hapet dhe një supermarket
 
Kryeqytezë e mbipopulluar
Pa hapësira, pa parqe, pa kinema, pa bibliotekë
Supermarket ta zunë frymën
Superaksione vazhdon të ketë
 
 
Pragdimër
 
Po hyjmë në dimër si zakonisht
Duke ia bërë vjeshtës me dorë pa-pa
Stinës së gjallë e të brishtë
Që pos tjerash kujtime na la.
 
Po hyjmë në dimër si zakonisht
Me halle e dëshira të vjetra, të reja
Me zjarre që rrijnë ndezur në shpirt
Që të gjitha stinëve t’u kthehet ngrohtësia
 
Dhe seç ngrohemi me gjëra ëmbëlbukura
Sapo morëm lajmmirin e madh
Filmi “Zgjoi” sapo hyri në listën e ngushtë
Për Çmimin Oscar.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s