Kalendari poetik: Carlos Castaneda (1925-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Carlos Castaneda
 
Kalendari poetik: Carlos Castaneda (1925-1998)
 
Shkrimtar dhe poet nga Peruja, u lind më 25 dhjetor 1925; emri i tij i plotë qe Carlos César Salvador Aranha Castañeda, por kur mori shtetësinë amerikane në vitin 1957 librat e tij i firmoste me emrin Carlos Castaneda. Çmohej shumë nga nobelisti meksikan Octavio Paz, i cili fliste fjalët më të mira për librat e shkrimtarit peruano-amerikan, prej të cilit sjell këtë poezi:
 
 
TË PAKTË JANË HERETIKËT
 
Shumica e njerëzimit ka prirjen të nënshtrohet.
Njerëz të shkalafitur, që i sjell vërdallë si të duash.
Kush kupton, e di, s’ka nevojë për këshilla.
Kush s’e ka kuptuar, kurrë mos e kuptoftë.
 
S’e kam me ta, sepse ashtu janë ujdisur,
sa për të jetuar dhe kaq.
Ç’kuptim ka sa për të jetuar dhe kaq?
Këta hanë, pinë, marrin frymë, pjellin fëmijë, punojnë,
shohin TV, të shtunave mbrëma hanë pica dhe shohin ndeshjet.
 
Kaq është bota e tyre. S’janë të aftë për më shumë.
Ama është një grup i vogël qëniesh njerëzore që janë “prodhuar me defekt”: i kanë shpëtuar syrit të kontrollit të cilësisë së prodhimit.
Këta janë ata të paktët, heretikët, luftëtarët.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s