Poezi nga Dashamir Malo

 
Poezi nga Dashamir Malo
 
 
Ike kaq papritur!
 
As bardhësia e dëborës
nuk e lëbardhi sado pak
të zezën e pikëllimit!
 
As bardhësia e dëborës!
 
 
***
 
Shkuan me njërën nga makinat
e tyre malore.
Prenë bredhin riosh.
E vendosën pas xhamarisë
të katit të dytë të vilës.
Pozuan para tij.
Tërë foto e mbushën profilin në fb!
 
Në pyll zogj të hapërndarë
sillen rrotull cungut të bredhit
të prerë
në kërkim të folesë.
 
Në çast
zogjtë e brengosjes sime
i ngritën foletë
në kurmin tim.
 
 
O MIK, SESI NA IKËN VITET TURRAVRAP
 
U takuam sonte miku im i shtrenjtë,
pas vitesh që na ikën me revan,
kujtimi i rinisë na mban ende lidhur,
kjo largësi mes brigjesh, për dreq, na ndan.
 
Mes mallëngjimit mbytur dhe gëzimit,
më thua, mik sa paskërke ndryshuar,
nga koha q’ishim rioshë dhe një ëndërr,
që mbet prapë ëndërr, na mbante gjithë zgjuar.
 
Kjo është jeta i shtrenjti mik, të them,
në porta fatesh hyn dhe prapë del,
vërtet koha na fshikulloi pa mëshirë,
po shpirti, ah shpirti, na mbeti po ai, rrebel.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s