FALEMIDERIT TRIFON XHAGJIKA / Nga: Sadik Bejko

 
FALEMIDERIT TRIFON XHAGJIKA
 
Ndjehem shumë krenar që (nga “Klubi i Poezisë”) më nderuan të jem në Peshtan, dhe që munda të flas në ditën e inagurimit të memorialit të Trifon Xhagjikës.
Ka një gjë që atje nuk e thashë në fjalën time. Një ide që dhe dje, dhe sot po e bluaj e po e bluaj në vete. Ide që rrah ta varros në vete dhe s’mundem, nuk ia arrij. Nuk po e bëj dot.
Ajo gjëja që e kisha nën gjuhë, gati ta them atje në Peshtan, më datën 23 Dhjetor 2018, ishte kjo: Trifon Xhagjika, Stavri Rafael, Fadil Kokomani, Vangjel Lezhoja e pësuan, u burgosën, hoqën e vuajtën…. u vunë në litar a në plumb dhe vdiqën … por ne, të pasmit… Por për ne që erdhëm mbas, pësimi i tyre tragjik qe një mësim. Ata… na e zgjatën jetën. Ata u vranë për politikë, u vranë se nuk i donte shteti i asaj kohe.
U vranë për ide, për poezi..
Vritet njeriu për politikë, vritet dikush nga që është kundërshtar politik? Po. Kjo, që të ishe kundërshtar politik, atëherë ishte baraz me vdekjen. Edhe më shumë sesa me një vdekje: ishte baraz me shfarosjen totale, me zhdukjen politike si familje, si fis.
Kur (si poetë të rinj) në ato vite shkruanim ndonjë poezi, ndonjë vag a ndonjë strofë politikisht me rrezik për kohën, shokët tanë na thoshin: mos. ..mos… Grise poezinë, fshije vargun, shuaje strofen… mos se do ta pësosh, se do hash kokën, do hash plumbin ballit, do të të vrasin si Trifon Xhagjikën.
Kjo ishte ajo gjëja që po matesha dhe nuk e thosha dot.
Nuk e thashë atje në Peshtan. Se ai Burri. Ai Tifoni u vra, por ne u fshehëm, e ruajtëm kokën, e ulëm kokën. U përulëm si ai që në vijën e zjarit ku fishkëllejnë plumbat, e struk kokën mes supeve.
 
Jo të gjithë janë trima.
 
Pra…ne mësuam nga fatkeqësia, nga vdekja. Dhe sot duhet të të themi: falemderit ty, Trifon. Faleminderit!
Ty të vranë, ti ike, por ne sivëllezërit e tu poetë që erdhëm mbas teje, nxorëm mësime nga munxyra.
Ti na shpëtove kokën, na zgjate jetën.
Jeta është e shtrenjta. Ti na ndihmove të mos vdesim para kohe.
 
 

Nga: Sadik Bejko

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s