Poezi nga Valentina K. Dafa

 
Poezi nga Valentina K. Dafa
 
 
PREJ ATËHERË M`U THINJ LOTI NËNË
 
Kur mundohem të jem e fortë, ashtu si ti më doje
Loti më përgjon nënë, e ma trazon dhimbjen me ngut
Bie i ngrohtë kraharorit tënd ky lot
Kur kalendari shënon 20
Si një muaj më parë, kur dimërimi hapi portat
e ta përgatiti shtratin në Had …
e u ndamë për së gjalli, nënë…
ah. moj zemer!
U mundova të të rrëmbeja nënë, nga ajo derë
stuhitë e ankthit dhe tajfunet e pabesa s`më lanë
ajo derë e vogël ishte vetëm për ty,
por jo për zërin tënd që ma le peng në shpirt
kur më the: Kur do t`më marrësh bir`?
që atëherë m`u thinj loti nënë….
për ty në këtë stinë vetmie të thekshme
kur pres të më vish ëndrrave prej mallit ….mallëngjim
Kur mundohem të jem e fortë, ashtu si ti më doje
Loti më përgjon nënë, e ma trazon dhimbjen me ngut.
 
 
***
 
Nga kodrat e lindjes më vijnë lutjet
Me zerin tënd, perëndia ime
Me ty kisha gjithçka, tërë botën
…tash` nata m` rri pezull…
m`vesh në akull gjithçka para syve
unë hesht, zhytur në mallin për ty,
zhytur puthjes së fundit jam …
pezull…ngrirë…
Sa të brishta ishim për këtë ndarje nënë!
Po ti eja, sa herë të mundesh ëndrrave të mia,
ma trazo aromën e lëkurës, nënë
të frymoj e të dehem me ty
dhe për ty …
 
 
NA PASKE BËRË PREJ LOTI NËNË!
 
Na paske bërë prej loti nënë!
Sot nuk di se ç`jam pa ty, drita ime
Somnambul prej loti që bie e ngrihem avullim
E bie sërish gjurmëve të tua, eshtrave të tua…
Aq butë, sa të të mos tremb flijimin tënd …
Si herën e fundit kur u arratise lëndinave…
e s`ma pranove zgjimin…
 
Sot, ditën tënde të lindjes e kam nisur ndryshe mam`
Nën dritëzën e qiririt kah`shpirtit tënd
kokën mbështetur jam,
aty ku përherë më priste prehri e duart e tua
aty ku dhembnin vuajtjet e tua, të pashëruara ndonjëherë
e qetësoheshin të mijat, kur ma puthje lotin
 
Po sot mam` në ditëlindjen tënde ç`të bëj?
Pengjet që tash` s`di t`i shpleks , më kanë lidhur këmbë e kokë
me dritën e syrit ngrirë mallit tënd përvëlim …
e thirrjes tënde të fundit kur më the:
Ku je? Po mua kur do më marrësh, bir?
 
Me çfarë rrjedh brenda meje sot, gatuaj ushqim dashurie
Atë ç`ka më më mësove nënë, të dua edhe në dhimbje
po e shtroj përshpirtjes tënde të parë…
ditëlindjes që s`arritëm të gëzonim bashkë….
kur ti s`je, po fryma jote është universi im.
 
Mam` gjakut tim je …
M`i ndje` hapat…
Po vij të të rrëfej ditën time…
E të rrjedh në ty….
Na paske bërë prej loti nënë!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s