Kalendari poetik: Liu Xiaobo (1955-2017) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Liu Xiaobo
 
Kalendari poetik: Liu Xiaobo (1955-2017)
 
Kritik letrar kinez, shkrimtar e poet, profesor universitar dhe veprimtar për të drejtat e njeriut në Kinë. Studioi letërsi në universitetin Jillin dhe në Pekin; pas studimeve fitoi gradën doktor në vitin 1988, ftohej vazhdimisht në Columbia University (SHBA), Hawai dhe në Oslo. Në vitin 1989, sado që ndodhej jashtë shtetit, u kthye të merrte pjesë në protestat e vitit 1989 në Tienanmen, protesta që u shtypën me gjak nga qeveria kineze. Kërkonte me ngulm zgjedhje të lira, të drejtat e njeriut dhe përgjegjësinë e qeverisë për masakrën. E arrestuan disa herë dhe e dënuan 11 vite burg për propagandë kundër revolucionare. Në vitin 2010 kur vuante dënimin iu dha çmimi Nobel për paqe. E dërguan në spital nga burgu kur kanceri i mëlçisë qe në fazën e fundit. Vdiq më 13 korrik 2017. Ja një poezi e tij:
 
 
MIZORI VESHUR ME PATRIOTIZËM
 
Në tregtinë mes pushtetit, tregut dhe shpirtrave
njollat e gjakut pastrohen nga paratë
dhe shpirtrat çfarosen
Festimet ku zbukurohet xhelati
nisin me një banjë gjaku
dhe mbyllen me çka mbetet nga gostia me mish njeriu
Çiltërsia dhe dinjiteti
dashuria amtare dhe dhëmshuria
janë kufomat e rrjepura
Rrugët gjithë drita të qendrës dhe turma e çkujdesur
një turp gjithnjë e më shumë i stërholluar
Spërkatjet me SARS*
ngopin ajrin
Një popull azmatik
s’merr dot frymë në pranverë
Krimet dhe poshtërimi në këtë fund shekulli
shkëlqejnë si qëndisma të arta
Klithin fort “Rilindje e kombit”
ngrejnë lart parrullën “të bojkotojmë mallrat japoneze”
Këndojnë me vete këngët e djelmoshave garipa të grupit F4**
përzjerë me gurë dhe shishe kundër piratëve japonezë
beftas përdorin ca studentë të llastuar
sikur vinë nga Perandori i parë Qin Shi Huangdi
për të kënduar në kor: “Lien Chan***, je kthyer!”
Pranvera mizore e gjashtëmbëdhjetë viteve më parë
e veshur me patriotizëm
vazhdon në mizorinë e saj.
 
shënimet e mia 1- SARS* është njëri nga viruset që i paraprinë Cov-19 (!)
2- grupi F4 një grup muzikor nga Taivani
3- Lien Chan ish kryeministër i Taivanit që bëri një vizitë zyrtare në Kinë.
Kjo poezi u shkrua në vitin 2005,në 16 vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme në sheshin Tienanmen.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s