Larg…, sa e ndjej frymëmarjen tënde! / Nga: Eva Gjoni!

 
Eva Gjoni!
 
 
Larg…, sa e ndjej frymëmarjen tënde!
 
Qëndro aty sa të mundem akoma ta prek frymën tënde, kaq mund të toleroj, mos më kërko më shumë, nuk mundem!
-Ti je…e gjej dot me fjalë, se di veç e ndiej, i tha ajo dhe u kthye ngadalë me atë hapin e saj të sigurt.
Trupi i drejtë dhe flokët i krijonin atë vallëzimin si rrathët e detit kur ti hedh një guackë.
Ai e shikonte dhe i dukej se qenia e tij ecte me ritmin e saj.
E ndjente trupin e saj, lekurën e saj tek krijonte atë tërheqje nga lëvizja.
Ishte futur brenda saj, ishte dashuria e tij, ndoshta e fundit.
Thonë se dashuria e fundit mbahet mend, por ai nuk donte ta ruante, donte të vdiste me të, ta merrte me vete.
Atje në atë botën tjetër ajër shpirt të ishte i mbushur me ndjenjën e bukur që kjo grua i jepte.
Po rrinte aty sa silueta e saj u largua dhe ai ndjeu sikur trupi humbi temperaturën e tij.
Provoi të lëvizte, por ishte mpirë dhe levizi me mundim.
A ishte i gjithi, apo diçka kishte ikur nga trupi i tij bashkë me të!
A mund të jetonte ai larg saj, a mund të qëndronte pa komunikimin e saj aq të ëmbel dhe lozonjar!
Ajo nuk kishte moshë, ashtu do ishte gjithmonë, e ëmbel dhe gjithë jetë.
Një botë e tërë fantazishë jetonte si në ëndërr dhe të bënte të shkoje me të e të harroje çdo gjë përreth.
Ishe vetem ti dhe ajo me botën e saj të magjishme.
Ai e donte shumë atë qenie që e kishte pushtuar dhe e mbante me vete.
Pa të nuk ishte, pa të kthehej në një statujë lëvizëse.
Si kishte jetuar e si ishte gënjyer me atë që në jetë kishte takuar!
Ishte me fat, bekuar nga perënditë!
Fuqitë atje lart e kishin zgjedhur si lodrën e tyre të preferuar dhe donin që loja e tij të ishte e bukur, ato atje lart spektatorë të ndiqnin krijimin e tyre.
U lëshua fare.
-O zot tha, kush më drejton, kjo grua, apo ju dhe ngriti kokën lart!
Nuk po shikonte gjë, një zë nga brenda i thoshte;
-Lodra jote është aty, atë e sollëm për ty.
-Ji i lumtur, ke dhe shumë vite të vish ketu.
I erdhën në mendje përsëri fjalët e saj;
-Larg… sa të ndiej frymëmarrjen tënde …
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s