Poezi  nga Mimoza Bici

 
Poezi  nga Mimoza Bici
 
 
Ndaj bie shi
 
Bie shi e bukura ime
Eja
jam stuhi të t’mar
Aty ku do rrimë ka kaq zjarr
Ikim sa më shpejt nga kjo botë e marr’
Sa t’më ndjesh duart e bukura ime
Puhizën do mendosh se po të ledhaton
Ka nje oaz të pret veç ty
ti japësh frymë me shpirtin që vlon
Bie shi e bukura ime
Nëse nuk vjen
qenka flamë dashuria në këtë dreq tokë
Erë ledhatare gënjeshtare tek të tret
mundon.
Ndaj bie shi e bukura ime
Të t’jap jetë sa mundem
mallit të digjem tek ti
Ndaj bie shi …..
 
( Mimoza Bici “Ndaj bie shi” – nga cikli i poezive” Lulenata “, Tiranë dhjetor 2021)
 
 
S’ mundesh
 
E din çfarë dua?
Sigurisht e din
Por s’mundesh
shterrur burimesh
pa prekur oqeanin
ku frika të mbyt…
Oqeani .. qielli
janë riciklim
terren të padukshmes
e ku shpirti nuk grindet më
as me trupin e vet.
Udhëtoj pa stacione
nuk di si hypin e zbresin udhëtarët trenit tim ajër
Di se janë të zhurrmshëm
gazmorë
qeflinj
perversa
tek hypin zbresin
e ne vagonin e fundit
janë ata… të ricikluarit
 
Përse luan me mua i dashur?
E gjithë jeta është një lojë
si çdo lojë do përfundoj.
Lojë e frikshme tek më shtyn
të digjem ferrit
lundruar parajsës
imagjinata idiote.
 
E din çfarë dua ?
Sigurisht e din
por s’mundesh ..
 
( Mimoza Bici, poezi “S’ mundesh”. Tiranë , tetor 2021)
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s