Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Hana e Korrikut” të autores Ana Toma

 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Hana e Korrikut” të autores Ana Toma
 
Edhe pak çaste na ndajnë nga ndërrimi i viteve e shtëpia botuese ADA publikon botimin e saj më të fundit. Një libër interesant me poezi nga Ana Toma për të cilin poeti Agron Shele në parathënien e tij ndër të tjera thotë: Asgjë më shumë se një vegim, apo një anije që ikën e shfaqet, asgjë më tepër se një dritë që feks në hapat e pafundme që shtyjnë përpara, por një përtëritje e asaj që shkon dhe rikthehet sërish si shëmbëlltyre e një bote, ku sharmi mbetet prognozë e gjenezës, dhe gjeneza muzë e fjalëve të mbetura nëpër erë, si fëshfërime dhe luhatje e gjithë dimensionit të pyllit jetësor ku kurora përkundet lartësisë, si prekje e arritjes dhe kulmeve më të larta të qiellit…
 
Redaktor: Prof. Assoc. Dr Zylyftar Bregu
Korrektore letrare: Elona Meço
Recesent: Agron Shele
Sponsor: Lela Marini
 
Përgatiti për botim: Roland Lushi
 
Formati: 14x20cm
 
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
 
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2021
 
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
 
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Toma, Ana
Hana e korrikut : poezi / Ana Toma ; red. Zylyftar Bregu.
– Tiranë : Ada, 2021
88 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-362-16-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
 
 
Në vend të parathënies
 
Gjithçka vlen aq sa të qenurit në egzistencën e tij. Në të njëjtën botë që shkon me parafytyrimin dhe gjurmën e mbetur pas. Si një shenjë ku jeta ka një zanafillë dhe ka dhe një botë. Bota është më e madhe se jeta, dhe jeta më e madhe se bota.
 
Çfarë lexova dhe kuptova unë në poezinë e Anës?
 
Thjeshtësinë e shprehjes së atij perceptimi që na emërton njeri dhe udhëton me kohën, lirive dhe ndjesive, për t’u ndjerë se bota egziston përmes syve tanë.
E kështu përmes poezive lirike, shikon një grua tek vrapon botës së saj. Në fakt ajo nuk vrapon kepeve dhe fjordeve të qeta, por rrethohet me shtjellat e gjithë trazimeve. Dhe ashtu, si nëpër botën e ëndrrave, ku një diell ndriçon e një Hënë tejçon konturet femërore në mirazhe pa fund, ajo rrëfen format dhe ornamentin e gjithë bukurisë jetë.
 
Asgjë më shumë se një vegim, apo një anije që ikën e shfaqet, asgjë më tepër se një dritë që feks në hapat e pafundme që shtyjnë përpara, por një përtëritje e asaj që shkon dhe rikthehet sërish si shëmbëlltyre e një bote, ku sharmi mbetet prognozë e gjenezës, dhe gjeneza muzë e fjalëve të mbetura nëpër erë, si fëshfërime dhe luhatje e gjithë dimensionit të pyllit jetësor ku kurora përkundet lartësisë, si prekje e arritjes dhe kulmeve më të larta të qiellit.
Mund të shkruash dhe të bësh analizën poetike të të gjithë librit, të ravijëzosh strukturën, mesashin dhe idetë, por thjeshtësia e kapërcimeve dhe botëkuptimit, ka një bosht përshkues: -atë të të quajturit pjesë e egzigjencës. Hapa që mbeten në memorie, si
frymë, jetë dhe pasazh i një gruaje.
 
Lexoni librin e Anës dhe do kuptoni se, asgjë nuk lind rastësisht, asgjë nuk kalon përmes eliksirit, por gjithmonë mbetemi tek e njëjta paskohë, drithmave të së shkuarës, që shtojnë një shall më tepër, e mbjellin tjetër risi për të gjithë ju lexues.
 
Agron Shele, shkrimtar, poet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s