Kalendari poetik: Blaga Dimitrova (1922-2003) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Blaga Dimitrova
 
Kalendari poetik: Blaga Dimitrova (1922-2003)
 
Sot, më 2 janar, është 100 vjetori i lindjes për Blaga Dimitrovën, poete, shkrimtare, eseiste e njohur bullgare. Pasi u diplomua për gjuhësi sllave në universitetin e Sofjes, në vitin 1945 shkoi në institutin Gorkij në Moskë ku mbrojti doktoraturën me një tezë mbi Majakovskin. Ka qënë dhe përkthyese zyrtare nga greqishtja e vjetër, rusishtja, polonishtja, suedishtja, gjermanishtja dhe vietnamishtja. Shkroi kryesisht poezi lirike, larg nga politika e kohës. Kur filloi demokratizimi i vendit qe ndër themelueset e komitetit për mbrojtjen e mjedisit dhe themelimit të partisë Bashkimi i Forcave Demokratike. U zgjodh zëvendës presidente e Bullgarisë në vitin 1991. Qëndroi në atë post deri në vitin 1993. Por s’qe llumi i politikës për të:
 
“S’ke të drejtë të gënjesh
edhe sikur për shaka të jetë…”
 
…kështu shkruante Dimitrova në një nga poezitë shkruar pas viteve ’90. E zhgënjyer nga politika, dha dorëheqjen nga posti dhe u mor vetëm me shkrimet e saj deri në fund të jetës. Vdiq e nderuar më 2 maj 2003. Për të përkujtuar poeten bullgare, përzgjodha këtë poezi nga shqipërimet që kam prej saj:
 
 
PËRQAFIM (Прегръдка)
 
Fryma mbi frymë. Zemra mbi zemër.
Ishe aq pranë meje, s’mundja të të dalloj.
Pas supit tënd, atje larg, një mal i errët.
Tendosesha të marr vrull, mendoja se e kaptoj.
 
Zemrën e yjeve ndjeja, rrihte si e marrë.
Me gjethe veshur vinte era duke gulçuar.
Hijet e pyllit dalloja, më vinin përballë
Degët e hapura, natën për të përqafuar.
 
Me një gllënjkë të madhe rrufita largësin’.
Pas gjoksit tim i ngjesha yjet, erën dhe retë.
Fort e fort përfshiva vetëm me një përqafim
Tërë gjithësinë e përfshiva brenda vetes.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s