Niqiforos Vretàkos
Kalendari poetik: Nikifòros Vrettàkos (1912-1991)
Sot, më 1 janar, do të mbushte 110 vjeç shkrimtari dhe poeti grek Niqiforos Vretakos. Përmbledhjen e parë poetike e botoi në moshën 17 vjeçare. Po atë vit u çvendos nga vendlindja (Krokes-Sparta) dhe u vendos në Athinë, por u largua pas një viti duke u marrë me punë të ndryshme. Gjatë kohës së “kolonelëve” jetoi në mërgim, fillimisht në Zvicër pastaj në Itali, (Palermo), në vitet 1970-74. Konsiderohet një nga poetët më të rëndësishëm në Greqi, në vitin 1987 u zgjodh antar i Akademisë së Athinës. Ndrroi jetë në Athinë, më 4 gusht 1991. Ja një poezi prej tij:
NJERIU, BOTA DHE POEZIA
(Ο άνθρωπος, ο κόσμος και η ποίηση)
Gjithë dheun rraha të të gjej.
Me zemrën time rërën e shkretëtirës qëmtova, e dija
se pa njeriun s’është e plotë dritë e diellit. Dhe ja, tani,
duke parë fare kthjellët botën,
nëpërmjet teje, qasen gjërat,
të dukshme bëhen, të qarta,
tani mundem
të vendos lartësinë tënde në një poezi timen.
Në secilën faqe do të ketë
dritë të vërtetë.
© shqipëroi nga italishtja Maksim Rakipaj
(përktheu nga greqishtja në italisht Vincenzo Rotolo)
© shqipëroi nga italishtja Maksim Rakipaj