Kalendari poetik: Carl Sandburg (1878-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Carl Sandburg
 
Kalendari poetik: Carl Sandburg (1878-1967)
 
Sot, më 6 janar, është data e lindjes së poetit amerikan me prejardhje suedeze, Carl Sandburg. Është fitues i dy çmimeve Pulitzer, një për poezi në vitin 1951 dhe një për histori në vitin 1959. Në prozë, Sandburg botoi një biografi monumentale të Abraham Linkolnit në gjashtë vëllime. Më 14 shtator 1964 Presidenti Lyndon Johnson e nderoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Ja një poezi e poetit amerikan:
 
 
NË NJË DRITARE
 
Uri jepmëni
O ju zotër që rrini dyst
Dhe botën komandoni.
Jepmëni uri, dhëmbje dhe shtërngicë,
Si dështak, turpëruar, lermëni jashtë
Dyerve tuaja të praruara me famë
Zhelanjos dhe të ngordh për bukë lermëni!
 
Por më lini pak dashuri,
Aq zë sa me vete të flas në fund të ditës,
Një dorë që të më prekë në dhomën e errët
Vetminë e gjatë ta thyej.
Në mugëtirën e ditës
Prej perëndimit errësuar,
Ylli i vogël endacak, ylli i perëndimit
Çan mes brigjeve që ndryshojnë mes hijesh.
Në dritare lermëni të dal
Të vështroj trajtat që dita merr në muzg
Ta pres dhe ta di që vjen
Vogëlushja ime e shtrenjtë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s