Kalendari poetik: Giorgio Caproni (1912-1990) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Giorgio Caproni
 
Kalendari poetik: Giorgio Caproni (1912-1990)
 
Sot, më 7 janar 1912 në Itali përkujtohet 110 cjetori i lindjes së Xhorxho Kapronit, poet, kritik letrar dhe përkthyes i njohur italian. Kur qe i ri, ka luajtur në violinë, madje edhe në opera, në rreshtin e parë të violinave. Shkroi poezi me rima klasike dhe me varg të lirë, por edhe sonete një cope (pa e ndarë në strofat e zakonshme 4-4-3-3) duke përdorur më tepër rimat e brendëshme. Përktheu letërsi kryesisht nga frëngjishtja, më pak edhe nga spanjishtja dhe gjermanishtja. Ja një poezi prej tij:
 
 
GJETHET
 
Sa kanë shkuar…
Shumë.
Çka mbetet.
As edhe
fryma.
As edhe
një sëmbim mërzie apo dhimbje
pranie.
Të gjithë
shkuan e vanë pa
lënë gjurmë.
Ashtu
si era nuk le
kur shkon mbi mermer.
Ashtu si
hija, gjurmë
nuk le mbi rrugë.
Zhdukur
të gjithë në pluhurin
që na vjen te sytë.
Një fëshfërimë
zërash që s’dëgjohen, pothuaj
si gjethet jashtë dritares.
Gjethet
që veç zemra i shikon
dhe mendja s’i beson.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s