Dita e parë e vitit / Poezi nga Blerim Rrecaj

 
Poezi nga Blerim Rrecaj
 
 
Dita e parë e vitit
 
Mirë që dolëm në mesditë
Kokën ngritën
Mbi bar
Për të na parë
E përshëndetur
Ca luleradhiqe
Duke u zgjuar nga gjumi
Nën qiell të hapur
Shkëmbenin shkëlqime
Me diellin
Siç e marrim me mend
Se morën e dhanë rreze ngrohtësie
Me hënën e yjet mbrëmë
Njëra prej tyre
Tash
Në kulmin e fuqisë
E të bukurisë
Sikurse të tjerat
I gëzohej lojës e vrapit tonë
Pas topit
E pastaj
Vije çasti për largim
E për mirupafshim
Nga kjo copëz hapësire
Që ka mbetur si fëmijë hasreti
Ku tashmë së fundmi
Më duket se
Vetëm ne e vizitojmë
E duke ecur trotuarit të ngushtë
Pranë qilimit të kuq
Shtegut për biçiklistë
E rrugës shumëshiritëshe
Kur tashmë veturat
Kanë formuar kolona
E ecin si breshkat
E si vagonë trenash
Andej e këndej
Përtej këtyre rrethojave
Te dyert e mbyllura të një lokali
Përjashta rrijnë një tufë biçikletash
Si kuaj të lidhur përpara një hani
E presin kalorësit
E presin udhëtarët
Në një biçikletëz trirrotëshe
Papritur hip era
Siç hipin fëmijët
Me pagesë
Në kalin e vogël
Në ponin
Në hyrje të sheshqendrës së Prishtinës
Dhe pa duar e nget e lumtur
E kënaqur
Unë reagova i pakënaqur
Kur fëmijët
I thanë erës hajneshë
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s