Poezi nga Mirela Leka Xhava

 
Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
Dita e fundit e vitit
 
Ti do të bëhesh e shkuara ime
jo një minutë, një orë, një muaj,
por dymbëdhjetë në të njëjtën kohë
dhe në orën dymbëdhjetë sonte;
Unë do të them lamtumirë!
 
Hej, mos mendo se do të harroj
ti më njeh tashmë
Unë kam këtë mënyrë
për të qenë e vërtetë kalendarit ngjyrë.
 
Për momentet e lumturisë që kam shijuar
për dashurinë e pafund të atyre që dua
dhe momentet e trishtuara që do mbaj
jo në kujtesë,
por në forcën që më jep krah çdo ditë. 
 
Do të bëhesh e kaluara ime,
jo një minutë, një orë, një muaj
por dymbëdhjetë në të njëjtën kohë,
dhe në orën dymbëdhjetë sonte;
Unë do të them lamtumirë!
 
 
 
Ndonjëherë…ndodh…
 
Ndonjëherë…, ndodh që shirat bien aq rrëmbyeshëm brenda shpirtrave
sa i përmbytin brigjet e brishta
e ngjasojnë me Apokalipsin në faqen e fundit të Biblës.
Dhe ti kërkon të gjesh varkën e Noes,
që specien tënde të shpëtosh,
t’i japësh një kuptim, vetes dhe kohës.
 
Ndonjëhere dielli të buzëqesh mëngjesit të stinëve
rrezet pa leje të ngrohin shpirtin e lodhur
nga udhëtimet imagjinare për t’u rikthyer në Itakën e munguar.
E dielli fshehet tek muzgu i thyer
në galaxinë e Plejadave, që kurrë s’i ke njohur.
 
Ndonjëherë ndodh…, që loti të  jetë tharë
për të krijuar ca oaze të gjelbërta në shkretëtirë,
për t’i lenë vendin buzëqeshjes
trëndafilit të mbjellur dikur në pranverë…!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s