Poezi nga Behare Daja Kasa

 
Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
ka kohë…
 
…që vendin tim
e kanë zënë krizat
krizë tërmetesh
krizë pandemie
krizë ekonomie
krizë politike
 
tani ka ardhur dimri
dhe krizat
ndoshta ngrijnë nga ngricat
 
në prill
dallandyshet u kthefshin me verore
mes sqepash e bishtash
e zbutshin k’të gjendje të akullt
 
krizash e ngricash
… krizat e vendit tim
si krizat e dhimbjeve të grave
në shtratin e lindjes…
 
 
Pafuqishmërisht…
 
…endem mes imazhesh që lotojnë.
ç’të bëj me ta?!
s’kam fuqi as t’i përmbush,
por as t’ua fshij lotët nuk mundem.
 
si trajtë amorfe mes hapësirash,
thjesht ngushëlloj veten
për ëndrrat këmbëgjakosura
tek pyjeve me dëborë më shpien.
 
 
Moment
 
Në çdo moment qielli mund të bjerë
Dhe toka mund të përmbyset gjithashtu.
Ujërat nivelin mund ta ngrenë,
Dhe vullkanet,llavën si lot zjarri mund ta degdisin diku.
 
Pemët nga rrënjët mund të shkulen,
E stinët mund të kthehen të gjitha gri.
Gjithçka në një moment mund të zhbëhet,
Por të të humbas, nuk mundem kurrsesi.
 
 
Veç një dorë thjeshtësi
 
Kërkojmë pafund gjëra në jetë,
E nëse s’i kemi, ndiejmë shpirtit mungesa.
Sytë na verbohen nga luksi i tepërt
E s’kemi nge të merremi me gjërat e thjeshta.
 
Por kur jemi bashkë, e si padashje thellohemi,
Kuptojmë që të voglat na falin dashuri.
Për shembull: provoje të më falësh veç një buzëqeshje,
E shihe si më ndrijnë vijat mbi sy.
 
Provo të më falësh fare pak vëmendje,
Që unë të besoj se jam brenda teje.
Provo të mos nxitosh, siç bën ngahera,
E veç një çast kthe vështrimin drejt meje.
 
Kërkojmë shpeshherë kaq shumë në jetë,
E nëse s’i kemi, ndiejmë shpirtit mungesa.
Por kemi nevojë për fare pak mirësi,
Veç për një dorë gjërash të thjeshta.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s