Poezi nga Dhimitër Nica

 
Poezi nga Dhimitër Nica
 
 
BUKURIA
 
Ajo është aq e bukur,
sa krehëri ndjehet i padenjë,
për ta rregulluar.
Aq sa edhe kukullave në vitrinë,
u vjen frikë për ta shikuar!
 
Natyra dhe Afërdita aty janë njësuar…
Fati i ra poetit, për ta shijuar…!
 
 
ËNDRRA VAZHDON E BUKUR
 
Sofua kishte vite që dergjej kurbetit,
si gjithmonë pa ndihmë e kudo fillikat,
vetëm nëpër ëndrra sytë e tij qeshnin,
në çdo rrjedhojë tjetër, ishte i pa fat…
 
Dhe shpresonte çdo ditë e çdo vit pa fund,
sa ditët e vitet u kthyen në dekada,
jeta e vetmuar po ikte si lumë,
mes botës së madhe me ngjyra e fasada.
 
Kaluan dekada, s’gjeti një mik për kokë,
një mik të besës, një fjalë të mirë,
rrězohej i vetmuar, përsëri ngrihej mbi tokë,
kjo botë lajkatare qenka shumë e vështirë!
 
Dhe kështu prit e prit sa e zunë ethet,
ishte fund gushti, në një plevicë periferike,
në ëndërr i dalin studentët e studentet
dhe lojnat e dashuriçkat e moshës “ profetike…” *
 
U dergj disa ditë mes etheve të gushtit
dhe shpirti po piqej si një shegë e çarë,
dallëndyshet e ndaluan për një moment vrullin
edhe këngën e kthyen vetëm me të qarë…
 
Dhe ëndrra vazhdon për një ditë të bukur,
ndoshta te një dallëndyshe, apo te një pëllumb,
ndoshta një studente është duke e puthur
dhe ai vazhdon ëndrrën, pa fillim e pa fund!
 
*-Mosha profetike – mosha e rinisë.
 
 
DIMRI PO ZBRET NUDO…
 
Vjeshta i hoqi rrobat
një e nga një…
Por si e turpshme që është
i mbajti të brendshmet,
nga lart (sytjenat)
e nga poshtë (stringet).
Si prodhimtare që është,
na i fali të gjitha
dhe tani në moshën thinjoshe
po bëhet gati
t’ i dorëzohet pa kushte
dimrit plak…
Ky disi i kënaqur,
nga dhurata e vjetër
(por me pamje të re)
për të treguar burrërinë
e për të mos e ulur vehten,
po i heq të tëra,
tirqet e shajakut nga poshtë
e nga lart fustanellën…
Po zhvishet lakuriq!
Kujdes o njerëz!
Është i egër dimri sivjet,
ndaj po turfullon të derdh inatet
e t’ i shkarkoj mbi kokat tona,
të gjitha retë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s