Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
 
 
Faltorja!
 
Rrugë e humbur dredhace,
pikë që zhduket në infinit,
atje një faltore,
për mëkatarët dhe shenjtët,
për karrocierin që frerët i ndal kur rrufeja buqetë nga zoti rrugën ia përndrit,
edhe bota shtazore atje nunërit me frymë deri në ngordhje,
pavedi e faltores që fal kafshërinë.
Të gjithë kanë një faltore,
që s’duket,
por ndoshta e konvertuar në më të rrejshmet vlera që kanë,
thellë e kanë,
fshehur e kanë,
diku e kanë,
pasqyrë e kanë,
tmerr e kanë,
e kanë.
Faltorja kupolë qiellore dhe nëntokësore,
veshur me engjëj e djaj,
një kullë e vockël mbase në një fushë si far i vetes.
Faltorja nën hire femërore ku zhvirgjërohet burri,
faltorja në salla parlamentesh ku zhvirgjërohet turma,
faltorja ku prifti falje i kërkon hyut për mosbindjen njerëzore,
aty ku Krishti dhe Muhameti janë spektatorë të komedisë njerëzore.
Faltorja nën sytë e mbyllur të një gruaje,
si lulëkuqja në një shkëmb dalë që i lutet greminës të mos e marrë.
Faltorja një shenjt i rremë,
që vdes sapo podi i saj shkelet,
pas pragut të saj ka veç suferinë,
që fryn mosbesimet dhe tradhëtitë,
liliputët dëgjojnë me veshë kanguri,
pastaj ikin të gëzuar se u mënçuruan.
Ndaj foltorja ka veç një llampë të vjetër dhe dy shenjtët,
ata e dinë që pollën tradhëtitë,
e dinë që foltorja është veç një ngrehinë,
e tyre!
 
 
Vertikale!
 
Ekuator mbi re,
bota kërcen piruet,
“Liqenin e mjelmave” ,
në garë gjithësia për cmim.
Njeriu struc,
Zoti që zbret në tokë,
natyra e plagtë lidh tokat e djegura,
dhe dielli vështron kërcimin e liliputëve planetë.
I yni fitues i pamerituar,
verdikti i Zotit qe,
si vuajtje e shëmtisë së kërcimit të vet,
po qan natyra,
nuk e do!
 
Kupën e Gralit Ai kërkoi,
dhuratë universit t’ja japë.
 
Ekuatori po zbret,
tashmë kërcimi mbaroi,
nuk ka çlirim,
natyra e dënuar nga liliputët njerëzorë,
dhe mohimi i dashurisë së kafshëve,
të vetmet kryevepra të Zotit.
 
Zbritje veç për lumturinë e botës shtazore,
planeti i vërtetë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s