Në kërkim të lumturisë / Skicë nga Laureta Roshi

 
Skicë nga Laureta Roshi
 
 
Në kërkim të lumturisë
 
“Shtatë herë do rrëzohesh..tetë herë do ringrihesh..”
 
E bardhë, e mbuluar nga një shtresë balte ajo tabaka vezulloi një amok të paparë për pasurinë.
Mes një grumbulli rraqesh në oborrin e vjetër të Soses aty ku shoku kerkonte një vegël makine , me sytë e përhumbur në padurim kapa një rreze dielli që përthyhej në thellësinë e mbeturinave. U përkula dhe tërhoqa copëzën e ngarkuar dhe me baltë. E vërtita në duar, fshiva një copëz ku shënimi datonte dy shekuj para..Diçka me dha një ndjesi fitoreje dhe kërshërie nëse ena që kishte në dorë ishte apo jo metal i çmuar.
“Aaa sille atë se nga s po e kërkoja – tha Sose duke e marrë nga duart copën e metalit- është tabakaja e vjetër e shtëpisë, kjo s është për shitje..Diçka e fortë me shtrëngoi gjoksin, goditja u ngjit në grykë dhe ndjeva që humbisja në një dritë me zëra “shpejt shpejt ujë”..U përmenda i ulur në një karrige që kërciste sa herë frymoja dhe fytyra e parë ishte ajo e Sosesë që ende kishte atë copë të bardhë teneqeje në njërën dorë ndërsa me tjerën i binte ballit pu pupu gjithë ky azgan..dreqi e merr vesh çfarë pijnë këta sot ..
Në oborrin e saj vazhdonin të gëlonin fytyra të panjohura, gërmonin mes mbetjeve të sjella nga një kamion nga vendi fqinjë, një panair i rrëmujshëm mes dy hurmave të vjetra,në rrugicën e fundit të fshatit aty ku dhe postieri përtonte të mbërrinte nga gropat e shumta dhe gurët e mbetur tek tuk kushedi nga cila kohë..
Ai e pa veten dikur djali i vogël ecte buzë lumit me shokët, kërkonin zajet e rrumbullakët. Shushurima e ujërave të lumit paqtohej me fushën e vogël rrafsh me bregun aty ku pirgjet e zhavorrit të nxjerra ishin plot me zaje.. Me këcinjtë e hollë uji i lumit shënonte copëza sere të vogla ata gëlonin me duar në rërë e ujë dhe nxirrnin zajet e ndritshëm..ishin zaje gëzimi madje edhe i linim mbi bangë si triumfatore kur vajzat që vinin nga kodra i lusnin për ti këmbyer me karamelet e nuseve. Mendo karamelet që i mblidhnin kur ikte nusja nga shtepia e thoshin se sillnin fat..
Kërkimi i gurëve vazhdonte ashtu ethshëm, une duke menduar sytë e vajzës me quka që rrinte në bankën pas…
Kërkimi ynë mori fund befas kur një grup me uniforma sollën duke tërhequr zvarrë një burrë, e shtynin I bërtisnin, diçka kërkonin, bërtisnin i jepnin një lopatë të gërmonte,e shanin fort..”ku i ke futur germooo” Ishte i zoti i shtëpisë së madhe në fundin e rrugicës, po dukej shumë më i vogël mes atyre..Sikur Dielli iku kur nisën goditjet mbi burrin, ja mbathëm në lagje paguxuar të hapnim gojën .. zajet i zëvendësuam me harkun me shigjeta dhe ishim here Dik Shelton apo Robin Hud..me kallamat si pushkë druri. Në pranverë Pylli afër lumit gëloi nga fëmijët dhe gratë që mblidhnin lakra. Kur burri i shtëpisë së madhe erdhi sërish buzë lumit gratë pëshpëritën me keqardhje “paskan liruar Fatziun”.. Në shtëpinë e tij banorët e rinj kishin roje te porta, dhe gardhi i shtëpisë u shty pothuaj rrafsh me bregun.Ujerat e Gjanicës ishin tërhequr në mesin e shtratit kur ai erdhi me kokën e qethur dhe e thirrën befas i marri me kapotë ushtari….Ai ecte zbathur mes drurëve i afrohej bregut dhe me një shkop të gjatë shponte tokën dukemërmëritur ca fjalë shtatë herë do biesh tetë herë do ringrihesh…shkopin e ngulte tek tuk tek tuk në baltën e bregut…lumi rridhte tani më afër drurëve dhe bregu i ngrënë nga grryerja kishte gropa të befta ..ai njëriu vazhdoi të shkonte zbathuar edhe kur lumi vërshonte me shirat e dimrit dhe ashtu e gjetën të ngrirë buzë lumit..
Ne ju kthyem sërish lumit aty fqinjët me lopatë nxirrnin zhavorrin e shtëpive të reja. Lopatat futeshinë në shtratin e lumit dhe ngriheshin lart të rënda baltë e ujë, gurë e rërë kalonin lopatë pas lopate e në pirgje të vogla ku me karrocat e dorës përfundonin në oborret e shtëpive..Burrin me kapotë e harruam, I largoheshim vendit ku e gjetën të ngrirë, po u duk sikur u shfaq prapë ditën kur fqinji ynë Komi bënte zhavorr dhe nxorri plot zaje të zhndërritshëm me një lopatë ..shpejt e shpejt lopata e dytë dhe e tretë nxorrën para syve tanë një grumbull monedhash të lagura..Komi I pastroi nga balta I vecoi ato më të voglat të verdha dhe na la të neve fëmijëve disa monedha me kokën e Duçes me të cilat mund të luanim për zajet tanë..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s