Poezi nga Vasil Çuklla

 
Poezi nga Vasil Çuklla
 
 
Mos
 
Mos e kërko
diellin,
rrugënajash baltosur
Dhe pse,
mijë – pjesësh,
të shfaqet në sy!…
Pellgjesh pasqyrohet,
ndoshta,
i hirnosur…
Por është lart
në qiell
dhe ndrin që aty.
Mjafton,
të ngrejnë kryet,
shpirtrat e brengosur!
 
 
Endërrtar
 
Ish natë dimri, e ftohtë, si tani
Mbuluar me jorganin,
që kaq shumë e doja…
Pashë dy sy, në ëndërr,
që s’i kish parë njeri
Pashë dy buzë, një kurm,
që shumë i ëndërroja.
Pashë dy sy, q’askush,
kurrë nuk i kishte parë
Pashë dy buzë, o Zot,
q’u ngjanin, gjithë njëlloj…
Ah, që s’jam poet,
t’ju a qëndis, me fjalë
S’qëllova as piktor,
të mund t’i pikturoj
 
Pashë sy e buzë, ju them,
që shumë i ëndërroja
Pashë buzë edhe kurm,
që s’i kish parë njeri
Pashë, ëmbël të më puthin…
O Zot! Më pas u zgjova
Ah ëndërr rrenacake,
prapë më zhgënjeve, ti…
U zgjova- po ju them.
Kam, ç’kisha dhe më parë.
Të fshehur nën çarçaf,
që djersësh kisha larë!
 
 
Ti mbetesh, gjithshka
 
Çfarëdo, dora Juaj ka prekur
Në lulez është kthyer, e brishtë, borëbardhë
E kaltër si qielli, e pupult, si valë…
Harboj t’a bëj timen, thellë ëndrrave rrekur!
 
Çfarëdo, dora Juaj ka prekur
Është kthyer në dritë, nëse shpresa është dritë,
Është kthyer në jetë, më është gremçuar tek sytë
Ëndrrave hepoj, më shumë gjallë, sesa vdekur!
Çfarëdo, dora Juaj ka prekur
Është kthyer në frymë, puhizon në shpirt…
Do të vijë e dashur, do të vijë një ditë
Të shqipërosh zemrën, jo zërin mekur!
 
 
Tango…
 
Të shoh thellë në sy dhe dorën të zgjat…
Dorëza juaj flutur, pupëlt, mbi dorën time.
Dhe nata përkundet, nën rritmin e gjatë
Tango Argjentinase, oh, tango intime
Si fluturza rreth flakës flatëron zemra ime!
 
Të shoh thellë në sy, tek të rrëmbej mes krahësh
Sytë e tu, në të miat, mbërthyer, kanë ngrirë…
Trupat tanë bërë një, si varka mes dallgësh
Përkunden rrënqethshëm, në marrëri të lirë
Trupat tanë të dehur… nektar aromëmirë!
 
Dhe ja!… Bëj një hap, si tis më ndjek ti.
Ngjan mollë e arrirë, gati për tu vjelur…
Rrufetë zgjojnë kofshët, mes këmbëve të mi
Shikimin ju hedh, herë druar, herë vjedhur!…
Një puthje, karafil, mes buzësh ka çelur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s