Fjalë për jetën (DESIDERATA)- MAX EHRMANN (1872-1945, USA) / Shqipëroi: Kolec P. Traboini

 
MAX EHRMANN (1872-1945, USA)
 
DESIDERATA
 
– Fjalë për jetën –
 
Kaloni me qetësi mes zhurmës
e nxitimit dhe vini re
se çfarë paqeje mund të ketë heshtje.
Sa të jetë e mundur pa u dorëzuar
të jeni në marrëdhënie të mira
me të gjithë njerëzit.
 
Thoni të vërtetën tuaj në çast e qartë;
dhe dëgjoni të tjerët, edhe të shurdhër
qofshin a injorantë; ata kanë historinë e tyre.
Shmangni personat e zhurmshëm,
zë lartë dhe agresivë,
ato kanë plot trazime në shpirt.
 
Nëse e krahasoni veten me të tjerë,
mund të ndjeheni të kotë e të hidhëruar;
sepse gjithmonë do të ketë persona
më të mëdhenj dhe më të vegjël se ju.
 
Shijoni arritjet tuaja si dhe planet tuaja.
Vazhdoni të jeni të interesuar
për karrierën tuaj, sado i përulur;
është një mundësi e vërtetë
për ndryshimin e kthimin e fatit.
 
Tregoni kujdes në punët tuaja
të biznesit; sepse bota është plot hile.
Por kjo të mos ju verbojë të mos shihni
se virtytet ekzistojnë; shumë persona
përpiqen për ideale të larta; dhe kudo
jeta është e mbushur me heroizma.
 
Bëhuni vetja. Sidomos, mos u shtirni në ndjenja.
Të mos jeni cinik në dashuri;
sepse përballë gjithë mërzisë dhe zhgënjimit
ajo është shumëvjeçare si bari.
 
Merrni mirësish përvojat e moshës
duke i dorëzuar me hijeshi gjërat e rinisë.
Kultivoni forcën e shpirtit për t’ju mbrojtur
në fatkeqësi të papritura. Por mos e
shqetësoni veten me imagjinata të errëta.
 
Shumë frikëra lindin nga lodhja dhe vetmia.
Përtej një disipline të shëndetshme e të fortë,
bëhu i butë me veten.
 
Ju jeni një fëmijë i universit,
jo më pak se pemët dhe yjet;
ju keni të drejtë të jeni këtu.
Dhe nëse është apo jo për ju, pa dyshim
që universi po shpaloset ashtu siç duhet.
 
Prandaj, jini në paqe me Perëndinë,
çfarëdo që ta imagjinoni se është,
dhe çfarëdo që të jenë punët
dhe aspiratat tuaja,
në konfuzionin e zhurmshëm të jetës
ruani paqe në shpirt.
 
Me gjithë mashtrimet e saj, lodhjen
dhe ëndrrat e thyera, bota është e bukur.
Gëzohu. Dhe përpiqu të jesh i lumtur.
 
1927
 
AMERICAN POETIKA
 
 

© Shqipëroi: Kolec P. Traboini

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s