Kohë për dashuri… / Videopoezi nga Mercedes Gega

Kohë për dashuri…

Videopoezi nga Mercedes Gega

Është koha për dashuri
 
Tek unë ka filluar të bjerë borë
(Ti e di sa e dua borën!)
Dhe flokëve fjongo të bardha malli t’më qëndis…
 
Përtej dritës së syrit,
Shtrirë mbi ngjyrat e pendesave të fjalëve të palindura
Mbi gjinj të enjtur sythesh Mars-i,
një mjegull heshtjesh endet…
Endet…
dhe më shfaq copëza siluetash të një drite,
qiellit rrudhadendur
ballit të ditës që nxitimthi ngjizëm dje…
Ti dhe Unë.
 
Ndërsa,
Kopështit të hënës së plotë
zambakët e të nesërmes vazhdojnë të rriten
në dy drejtime të kundërta,
Rrugës nga ku për të ardhur vetes
Shkuam…
 
Netët më mbajnë, gjithësesi, mëri
Për puthjet e gjumit të ëmbël
Si t’ua shpjegoj që nga dritë tash je yll
Yll agu në një tjetër ëndërr…
 
Stinët që atë ditë u quajtën:
Ti
Dhe gjithe orët shënojnë fiks:
Është koha për dashuri!
 
Ende…
Ende flokëve të mi vazhdon bie borë
E fjongove të bardha një dritë
Një dritë malli përndrit…
 
Copyright: Mercedes Gega

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s