Poezi nga Shazim Mehmeti

 
Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
DO NDODHË, NJË DITË…
 
Do ndodhë një ditë,
dhe do ta njohësh
vdekjen time
më të vërtetë.
 
Do ta njohësh,
n’atë ditë,
edhe lindjen tënde
më të drittë.
 
Si kokrra e dreqit
do futem n’mishin tënd,
dhe shpatë do bëhem atje,
papushim do të dua,
do të dua, do të dua, do të dua,
derisa të të qeshin,
të të bëhen dritë
shpirti, trupi, sytë,
e derisa t’i shohësh
menjëmend,
si t’bëhen m’njësh,
si t’bëhen m’njësh,
Shtatë Qiejt e Shpëtimit…
 
 
TË VERBËR SYTË E MI,
E PAPREKSHME DRITA…
 
Të verbër sytë e mi,
e paprekshme drita.
 
Por,
hapet dera –
zë bën ti, afrohesh,
dhe n’pëllëmbë e n’gishta
m’shpërthen drita
dhe trupi yt.
 
Oh,
shoh si t’bien
veshjet, mbathjet, lëkura,
mishi si t’ndrit, si t’ndizet,
flakë si t’merr
flakë e shpirtit…
 
 
DRITA, AJO FRYMË MËNGJESI…
 
Drita,
ajo frymë mëngjesi,
dritaren dridh.
 
Zgjohen,
zbardhen muret,
lëkunden perdet
dhe trupi yt.
 
Trupi yt çohet,
dridhet, lëviz.
 
Trupi yt shtrihet
mbi trupin e pianos,
dhe piano bëhet
trupi im.
 
Dridhen dridhjet,
duart, gishtat,
preklat.
 
Drita jep
një kumt
shndërrimi…
 
 
ERRËSIRA, QIRIRI, DHOMA…
 
Errësira, qiriri, dhoma,
tavolina, gotat, pjatat,
dy pirujt.
 
Punojnë
ngadalë
duart e mia.
 
Duart e mia,
ia zbërthejnë kopsat,
ia zhveshin këmishën,
ia zhveshin lëkurën
territ.
 
Shfaqen
gjinjtë e mbrëmjes,
ndizen sytë e tu.
 
Hëna zbret
mbi pjatë,
si portokalle
e pjekur…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s