Kalendari poetik: Edgar Allan Poe (1809-1849) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Edgar Allan Poe
 
Kalendari poetik: Edgar Allan Poe (1809-1849)
 
Sot, më 19 janar, kalendari poetik shënon datën e lindjes së Edgar Allan Poe-s, shkrimtar, poet, kritik letrar, gazetar dhe botues amerikan. Mbahet si një nga shkrimtarët me ndikim më të madh në letërsinë amerikane, si pararendësi i letërsisë policore, asaj me tmerre dhe letërsisë së verdhë-psikologjike. Autor i poezisë ‘Korbi’, sjellë mrekullisht në shqip nga përkthyesi i madh Fan Noli. Gjithë jetën luftoi me vështirësitë ekonomike, teprimet me alkolin, drogat e ndryshme, me moskuptimin e lexuesve dhe kritikës letrare të kohës. Sjell sot, në përvjetorin e 213 të Poe-s, këtë shqipërim prej Tij:
 
 
SERENATË
 
Ç’mot i qetë, të ëmbël këta çaste,
Në shpirt i ndjej, do t’qe pothuaj vrasje,
Kur Natyra fle nën yjet e natës,
Ta zgjonte qoftë dhe tingull i harpës.
 
Ja, pushon mbi oqeanin plot shkëlqim,
Aq ndritur, i Elizeut pasqyrim;
Si lart në qiell të hijshmet Plejada,
Hijshëm rikrijohen poshtë, të shtata.
 
Endimioni së lartmi përshëndet,
Të dashurën tjetër sheh poshtë, në det,
Ndër lugina të errëta, të zymta,
Ndër maja malesh, fantazma, të tymta.
 
E lodhur drita, tashmë shkon e shtrihet
Dhe toka, deti, qielli dhe yjet,
Dremitur janë, po kështu si unë,
Me ty bashkë, jemi gati për gjumë,
 
O imja, e magjishmja Adelinë,
Por mbaj vesh, dëgjo, sa ëmbël, sa mirë,
Zë i dashurisë, i drithëruar,
për ty do të rrjedhë, pa të zgjuar,
 
Fjalët e mia, si muzikë ëndrre,
Si asnjë tingull tjetër është në gjëndje,
Që dhe përgjumshëm ta kesh në mëndje,
Shpirtrat dhe mendjet bashkë, o Perëndi!
Në gjithçka bëjmë, na vjen me dashuri.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s