Ernesto Cardenal
Kalendari poetik: Ernesto Cardenal (1925-2020)
Më 20 janar 1925 u lind Ernesto Cardenal, poet dhe prift nga Nikaragua. Protagonist i revolucionit sandinist; ministër i kulturës gjatë viteve 1979-1987. Papa Gjon Pali II e çkishëroi në vitin 1984 si prift komunist; Papa Françesku e riabilitoi plotësisht në vitin 2019. Kandidat për çmimin Nobel në vitin 2005. Pak a shumë kjo qe jeta e Ernesto Cardenal-it; ja një poezi në 95 vjetorin e lindjes së tij:
PSALM I
I lumtur është ai që nuk ndjek udhëzimet e Partisë
në mitingjet e saj nuk merr pjesë
nuk ulet me rrugaçët në të njëjtën tryezë
nuk ulet atje me gjeneralët e Këshillit të Luftës
I lumtur ai që nuk spiunon vëllain e tij
që shokun e shkollës nuk spiunon
I lumtur ai që reklamat nuk lexon
dhe radion e Atyre nuk dëgjon
dhe nuk beson parrullat e tyre
Ka për të qënë si pemë e mbjellë pranë një burimi
© shqipëroi Maksim Rakipaj