Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Senacë dimri
 
Dimër dhe jeta ka nevojë për ngrohtësi,
Njeriu pak nevojë për zjarr e ka,
Siç ka nevojë dhe për një shtëpi,
Le t’i hedhim tej dëshirat e mëdha.
 
Dhe një fëmijë kthehet nga shkolla,
I gjori qan përmbi gërmadhë;
Ty nuk të zë rrufa dhe kolla,
Tërmeti ishte yti këtë radhë.
 
Veten e pyes e nuk më bindet,
Po sikur nesër fëmija yt?
Në kokë më mblidhen të gjithë xhindet,
Dhe pështyma bëhet shkëmb në fyt.
 
Ti dorëzon çelësa për tërmetarët,
Të përgëzoj sa hapësira nuk ka vend;
Kur shoh me lot një nga shkollarët
Shtëpishembur nga urdhri yt, më çmend.
 
Mendoje pra,sikur dhe nesër,
Ky fëmijë të ishte yti,
Një thikë apo shpatë të vjetër
Do ta nxirrje menjëherë nga shqyti.
 
O pushtetar,me sot dhe nesër,
Se dhe nesër prapë do ulërij:
Shtëpia nuk është një seancë në palestër,
Në këtë fermë njerëzit nuk janë minj!
 
 
***
 
Që të dish ç’vlerë ka Itaka,
Penelopën që thurr e shthur e kurrë nuk fle,
Një jetë të duhet nëpër shtrëngata,
Brenda vetes duhet të kesh një Odise.
 
 
Shoh gotën bosh
 
Të ikin shokët prapa bote
Dhe ti nuk gjen dot ngushëllim,
Rrëkëllen shishen pranë një gote,
I lutesh të mos ketë mbarim.
 
Kjo jetë qenka e pa besë,
Një thikë e ngulur përmbi pjepër
Dhe unë ju them pa një përtesë:
Gotën e sotme,mos e lër për nesër.
 
Le të të quajnë si të duan,
Le të vënë dhe nofkën “pijanec”,
Kjo botë me ty po qesh e luan
Dhe të përdor si dordolec.
 
Kështu si thashë,gotën e fundit,
Kurrë mos ma lër bosh!
Nesër s’i dihet,pleqtë e katundit
Në një gur varri t’i kërkosh.
 
 
TI TREMBESH KOT MË KOT
 
Ti trembesh kot më kot e kot ke frikë
Nga tigra dhe luanë që rojnë në Afrikë.
 
Ti trembesh kot më kot e frikën kot e mban
Për pshkaqenët larg e larg në oqean.
 
Ti trembesh kot më kot nga ujku e çakalli
Dhe pse ngjitur kurrë s’e pate një shpat mali.
 
Ti trembesh kot më kot, Ezopi mëshoi e psherëtiu,
Frikë e kësaj bote ka veç emër njeriu.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s