ËMBËLSIA E LIBRIT TË TRETË / Parathënie e vëllimit poetik “Ëmbëlsia e këtij emri” të autores Sheqere (Ozuni) Sina nga editori Vullnet Mato

 
 
ËMBËLSIA E LIBRIT TË TRETË
 
Ashtu si në dy botimet e para poetike,“Sprova e jetës”dhe “Besa që lidh zemrat” edhe në këtë përmbledhje të tretë të titulluar: “Ëmbëlsia e këtij emri” poetesha me emrin ëmbëlosh Sheqere (Ozuni) Sina, sjell para lexuesit një tufë me krijime poetike, të thjeshta në dukje, por me përmbajtje jetësore të ngjeshur. Duke zbrazur në vargje informacione origjinale të shumta, nga jeta njerëzore në hapësira të gjera. Ajo zbulon dukuri te hershme, që nga fshati i origjinës së saj në malin e Shebenikut, me karakteret njerëzore e tradita familjare interesante dhe evokon deri në problemet e sotme të jetës shoqërore, në qytetin e Lushnjës ku punon e jeton e në mbarë vendin tonë.
Në poezinë kushtuar gjyshit të saj luftëtar, Sali Omeri, ajo shkruan: “Me emrin e Salë Omerit guximtar,/Krenoheshin gjithë trima luftëtar./Me zemrat e tyre të forta si guri,/ Mbajtën lart shtrënguar flamurin. ”
Po ashtu ajo autorja përshkruan dhe xhaxhanë e saj Zenelin, duke kujtuar bëmat e tij dje dhe gjendjen ku ka mbetur sot, me fëmijët ikur në emigracion. “Në luftë së bashku me babanë,/Në male çonin bukë për partizanë./Çfarë ke në atë traste, pyeste spiuni,/-Tagji për dhinë, në fund të katundit./…..“Sapo i pashë ne sy dy pika lotë,/Tha: Ah moj bijë do iki nga kjo botë,/Fëmijët i kam të gjithë të emigruar,/ Në vetminë time, boll kam jetuar . “
Autorja shpjegon bukur, kuptimin e emrit të saj, nga ka marrë edhe titullin e këtij libri: “Ëmbëlsia e emrit tim “Sheqere”/është nga nektari në stinë pranvere, /nga vendlindja në luginën e Shkumbinit,/nga gonxhet e lofatës dhe lulet e blinit. “ Duke e mbyllur me vargjet: ”Ëmbëlsinë e këtij emri me glukozë të vërtetë,/përjetësoj në poezitë e mia me vargje të sinqertë.”
Me tonalitet tronditës, ajo shkruan për fenomenin e tmerrshëm, që ndodh me femrat shqiptare. “Për vajzat e gënjyera, rrëmbyera, ose vrarë,/Duhet të vihet drejtësi sa më parë, /Të mbrohet dinjiteti i gruas shqiptare,/Që po nëpërkëmben, sikur janë qyqare.”
Si të gjithë poetet, ajo nuk lë pa i kënduar temës kryesore jetësore, të dashurisë: “Dashuria të bën zog të fluturosh,/Në fole të bilbilit të ndalosh, /Në qiell, si dallëndyshe të qëndrosh, /Mbi krahët e pëllumbit lumin të kalosh,/Buzët e ëmbla, diku të kërkosh;”
Autorja Shqere (Ozuni) Sina stigmatizon ashpër edhe negativitetet e karakterit të njeriut: “ Pra, kush jam unë! Kush je ti?/Vetëm frymë, zëra në bashkësi! /Ne nuk jemi asgjë, në vazhdimësi/.Prandaj, o njeri, /Hiq ligësinë dhe lakminë e kotë,/…Të ikësh i ndershëm nga kjo botë!… “
Shpërfillja e kujdesit për prindërit, është një teme e ndjeshme për autoren me shpirt të madh human: “Djali e vajza pleqtë kanë braktisur,/Për të jetuar luksin e kollarisur./
Nuk mendojnë kush i solli në jetë,/Dhe kanë detyrim t’i pleqërojnë pleqtë.”
Kjo autore shkruan edhe për çastin e dhimbshëm kur djali i saj vendos të shkojë në emigrim dhe e motivon këtë ikje kësisoj: “Edhe stërgjyshi im, kishte emigruar,/Me djersë e me gjak kishte punuar./Do mbaj amanetin e tyre të paharruar,/
Të kthehem, Shebenikun për ta lulëzuar.”
Pa u zgjatur më tej me tema të tjera, ku autorja, jep mendime konkrete, si duhet jetuar ndershmërish në këtë jetë, nuk mund të mos vlerësoj kontributin e saj shoqëror me anën e vargut poetik, por dhe përpjekjen e dukshme për të rritur cilësinë e librit të tretë të saj.
 
 

Nga: Vullnet Mato – shkrimtar,”Personalitet i Shquar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s