Kalendari poetik: John Donne 22 janar (1572-1631) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
John Donne
 
Kalendari poetik: John Donne 22 janar (1572-1631)
 
Poet, klerik, eseist anglez dhe avokat. Shkroi shumë predikime dhe poezi me karakter fetar, përkthime nga latinishtja, epigrama, elegji, këngë, sonete dhe satira. Konsiderohet përfaqësues i rrymës së konceptizmit gjatë epokës pas-elizabethiane. Një nga predikimet e tij “Askush s’është ujdhesë” u bë i famshëm pasi u citua nga Hemingway në romanin “Përse Bien Këmbanat”. Këtë poezi mendova ta sjell sot në 450 vjetorin e lindjes së poetit:
 
 
ASKUSH S’ËSHTË UJDHESË
 
Askush s’është ujdhesë,
Një copet më vete,
Secili në kontinent është një pjesë,
Një pjesë nga gjithë copa.
Sikur vetëm një plis ta përlajnë detet,
M’e vogël bëhet Evropa.
Sikur një kep i dalë të qe,
Sikur pronë e mikut tënd të qe,
Apo edhe jotja vërtet:
Më mpak mua çdo vdekje,
Se në njerëzinë jam i përfshirë,
Ndaj kurrë mos pyet pse bie ajo këmbanë matanë;
Bie për ty, ta dish mirë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s