Kalendari poetik: Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
George Gordon BYRON
 
Kalendari poetik: Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824)
 
Nesër, më 22 janar, është data e lindjes së George Gordon Byron, poet dhe politikan (antar i dhomës së lordëve), ndër më të shquarit e romantizmit britanik, krahas John Keats-it e Percy Bysshe Shelley-t. Kryevepra e tij, Çajld Harold-i, ku mjaft vargje u kushtohen me admirim shqiptarëve të asaj kohe, korri një sukses të paparë. Në 234 vjetorin e lindjes së Poetit përzgjodha këtë sonet:
 
 
ËSHTË NJË ORË…
 
Ndër pemë, mes degësh, është një orë
Kur këng’ e bilbilit bëhet m’e gjallë;
Kur fillojnë rënkojnë dashnorët,
Ato gulçe më t’ëmbla se çdo fjalë;
 
Ujrat që rrjedhin dhe flladi i freskët
Këngë bëhen për veshin e vetmuar.
Ende ka mbetur ndër lulet pak vesë,
Yjet lart, jan’ gati për t’u takuar,
 
Dhe deti merr një kaltërsi të thellë
Çdo gjethe duket paksa më e nxirë,
Në qiell vjen një kthjelltësi e errët,
Një terr i ëmbël, errësir’ e dlirë,
 
Dhe kështu vazhdon gjersa dita fiket,
Ndërsa muzgu me hënën shkon e shkrihet.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s